Avokati i institucionit financiar “Monego”, Granit Vokshi ka shpalosur argumentet e tij pse vendimi i BQK-së për revokimin e licencës nuk ka bazë ligjore.

Vokshi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se BQK i ka revokuar licencën klientit të tij për arsye që nuk parashihen me ligj.

Ai thotë se Monego kishte ulur tarifat e shërbimeve edhe pse ligjërisht nuk ka qenë e obliguar.

Avokati thotë se është e vërtet që për operim në treg duhet paraqitur në BQK planin biznesor për operim tre vjeçar në treg por sipas tij ai është shumë dinamik dhe mund të ndryshojë nga shumë elemente objektive dhe subjektive.

“Normat e interesit nuk janë element i domosdoshëm që e parashohin rregulloret e BQK-së që duhet të jenë në biznes plan”.

Vokshi thotë se çfarë do të kishte ndodhur nëse institucioni në fjalë do të kishte aplikuar norma më të ulëta interesi se ato që janë parashikuar në planin e biznesit.

“A do të revokohej licenca për këtë arsye?”, shton më tej ai.

Avokati i “Monego” thotë se mënyra se si BQK-ja e ka trajtuar planin biznesor si një dokument statik nuk ka mbështetje ligjore dhe as logjike./Telegrafi/