Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi mori pjesë në hapjen e ekspozitës arkeologjike në Kalanë e Prizrenit.
Me këtë rast, ministri Gashi tha se kjo ngjarje më tepër se kulturore, në të cilën po nis kjo ekspozitë në qytetin muze në Prizren,në epokën e globalizimit, ku përmes saj paraqitet trashëgimia dhe kujtesa jonë, pjesë përbërëse e identitetit tonë kulturor.
Dëshmitë e paraqitura në ekspozitë janë dëshmi të emancipimit kulturor e shoqëror të qytetërimit tonë.
“Kalaja e Prizrenit, është monumenti më i veçantë i trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës, simbol i qytetit, pjesë e ndritshme e identitetit kulturor të Kosovës. Ministria e Kulturës ka mbi dhjetë vite që këtë monument të veçantë e ka përfshirë në prioritetet e veta dhe falë angazhimit të suksesshëm të stafit profesional të MKRS- së, Kalaja është shndërruar në njërin prej atraksioneve të turizmit kulturor dhe të politikave kulturore në vendin tonë.
“Kjo, sepse trashëgimia kulturore e historike është pasqyrë e vlerave dhe e nivelit kulturor të një populli, dhe se, përmes kujtesës historike, e njohim dhe e nderojmë të kaluarën, traditën, rrënjët, gjurmët, frymëmarrjet tona nëpër shekuj”, tha ministri Gashi.
“Ky monument, falë përkushtimit të MKRS-së si dhe Fondit të Ambasadorit Amerikan ka marrë një pamje tjetër, krejtësisht solemne, është dhe mbetet Arkivi i Kosovës sidomos për epokën, historinë e periudhës mesjetare po ashtu Kalaja e Prizrenit është plotësuar edhe me një komponentë shumë të rëndësishme, pra Muzeun e Kalasë”, theksoi ministri Gashi.
Tutje ministri tha se funksioni i këtij Muzeu është multidimensional, ku krahas ekspozitës së përhershme, në këto ambiente do të mund të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore ndërkohë që, është krijuar ambienti i përshtatshëm edhe për stafin menaxhues të këtij aseti të trashëgimisë kulturore.
“Ekspozita, të cilën po e përurojmë përmban thesarin më të mirë të trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës ku paraqiten eksponate të cilat janë zbuluar kryesisht nga zona e Prizrenit dhe në Kalanë e Prizrenit. Në Kala janë zbuluar struktura të shumta arkitekturore, objekte të ndryshme qoftë enë, armë, stoli, monedha të shume epokave”, tha ministri.
“Do të vazhdojmë, edhe më fuqishëm, ta përkrahim fushën e trashëgimisë kulturore, ndërkohë që ditë më parë prezantuam projektin ideor të rrugës “Marin Barleti” projekt i cili së shpejti do fillojë së zbatuari. Po ashtu, nën përkujdesjen e MKRS-së do të jenë edhe shumë projekte të tjera, të cilat kanë të bëjnë me monumente tjera, me ç’rast po ashtu, në një të ardhme shumë të afërt edhe ato do të shndërrohen në monumente të veçanta të turizmit kulturor, trashëgimisë shpirtërore, të kujtesës tonë historike”, shtoi në fund ministri Gashi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?