Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe Kujtim Shala kanë mohuar se kanë sulmuar fizikisht deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca.
Gashi në një konferencë të thirrur për media, ka thënë se mbledhja e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë është shoqëruar me tensione, por që ai dhe Shala nuk janë përfshirë në debate, transmeton Telegrafi.
“Ne kemi dalë jashtë mbledhjes së komisionit dhe në diskutime në korridor deputeti Gjyshnica dhe deputetja Pacolli shfaqën një gjuhë agresive dhe ne u larguam, kjo mund të dëshmohet edhe me videon të cilën e ka bërë vet deputeti Gjyshnica, që është mirë me publiku. Po ashtu edhe videot e Kuvendit të Kosovës. LVV po dëmton qëllimshëm reputacionin e Kuvendit dhe reputacionin e deputetëve të LDK-së”, tha ai.
Ndërkaq, deputeti Shala bëri të ditur se tashmë janë intervistuar nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.
“As fizikisht as verbalisht nuk ka pasur sulm. Jemi intervistuar, është rast i inciuar kemi deponuar deklaratat tona lidhur me rastin dhe kemi mbyllur këtë çështje”, u shpreh ai para mediave.
Ndryshe, deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca, në një konferencë për media ka thënë se deputetët e LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashi e kanë sulmuar fizikisht atë.
“Fillimisht kanë nisur sulmet verbale si nga kryetarja e komisionit edhe pastaj nga deputetët e LDK-së. Me të përfunduar mbledhja e komisionit, mbeta pak më vonë për të dalë nga salla ku u mbajte mbledhja, në momentin kur kam dalë në korridor jam sulmuar nga deputet Kujtim Shala e Arben Gashi”, kishte pohuar ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE