Garuesi suedez i “kush do të bëhet milioner” arrin deri të pyetja e fundit, shfrytëzon xholin dhe nuk i bën pyetjen mikut
Jonas von Essen së fundmi ka marrë pjesë në kuizin “Postkodmiljonaren” në Suedi, ku në pyetjen e fundit shfrytëzoi xholin “telefono mikun”, e më pas i kërkoi mikut që të shkojë në ahengun e tij që do ta organizojë javën e ardhshme.
Në kuizin e popullarizuar “Kush do të bëhet milioner”, garuesi Jonas von Essen javën e kaluar iu përgjigj të gjitha pyetjeve – duke fituar një milion kruna suedeze, transmeton Telegrafi.
Pas paraqitjes në kuiz dhe 14 pyetjeve, javën e kaluar atij i mbeti edhe një për ta fituar titullin e kuizit “Kush do të bëhet milioner”, ku është përgjigjur me saktësi të madhe dhe duke u bërë personi i 14 që e arriti këtë gjë.
“Cili është arkitekti që projektoi Chandigarh, qytetin në Punjab të Indisë, që u ndërtua në të 50-at”, ishte pyetje e fundit.
E pasi që i kishin mbetur tri nga katër xholët, Essen vendosi të argëtohet paksa në pyetjen e fundit – duke shfrytëzuar xholin “telefono mikun” ku i telefonoi mikut të tij David, të cilin e ftoi që të marrë pjesë në ahengun që do ta organizojë javën e ardhshme.
Prezantuesi e shikoi me habi, por shpejt e kuptoi se për qfarë bëhet fjalë. Pas telefonatë shfrytëzoi xholin (50-50), u përgjigj në pyetjen dhe u ul në karrige derisa priste të shfaqet përgjigja. Pasi fitoi paratë, tha se fillimisht do të blejë shumë palë të çorapeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKe gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi
Ombrella
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit
Lexo FAQ-in
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi