LAJMI I FUNDIT:

Garuan me makina në tunel, detyrohet të dalin para gjykatës pasi i shpërndanë pamjet në internet

Garuan me makina në tunel, detyrohet të dalin para gjykatës pasi i shpërndanë pamjet në internet

Afërsia mes babait dhe të birit, përfundoi me akuzë para gjykatës

Fillimisht pësuan aksident derisa po garonin në një urë të New Yorkut, pastaj babë e birë i shpërndanë pamjet në internet dhe detyrohen të dalin para gjykatës, transmeton Telegrafi.

Kështu ia ka ndodhur Chad Chuinones dhe babait të tij Fred Ordine, që vozitën me shpejtësi makinat e tyre Corvette, derisa Chad pësoi aksident dhe dëmtoi edhe një veturë tjetër.

Për këtë arsye, është dënuar me gjobë, për tejkalim të shpejtësisë dhe vozitje të rrezikshme. Mirëpo, gjërat u përkeqësuan, kur ata i shpërndanë pamjet e garës në internet dhe ato u panë edh nga mbrojtësit e rendit.

Në adresë të tyre shkoi një thirrje për gjykatë, pasi u kuptuan se ata garuan me makina në tunel, ndërsa së shpejti pritet të dalin para drejtësisë. /Telegrafi/