LAJMI I FUNDIT:

Garrett: Shumë obligime mbetën të papërfunduara, por nëse të gjithë e kryejnë punën e vet mund të ketë zgjedhje!

Garrett: Shumë obligime mbetën të papërfunduara, por nëse të gjithë e kryejnë punën e vet mund të ketë zgjedhje!

Ambasadori britanik në Maqedoni, Charles Garrett konsideron se edhe shumë obligime kanë ngelur të papërfunduar që shteti të ketë zgjedhje, por nëse të gjithë e kryejnë punën ashtu siç duhet, për 60 ditë do të mund të ketë zgjedhje të besueshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

– Në fund gjithçka reduktohet në disa fjalë që janë të rëndësishme për Marrëveshjen e Përzhinos, qëllimet e sinqerta të cilat i kanë për zbatimin e marrëveshjes, tha Garrett.


Ai thotë se Britania mund të jep përkrahje të suksesshme për Maqedoninë lidhur me reformat për mbulim të balancuar dhe të tërësishëm në media.

– Mbulimi i tërësishëm i balancuar dhe i paanshëm i zgjedhjeve është diçka shumë e rëndësishme për zgjedhje të besueshme dhe të drejta, nga RTVM treguan që janë të përkushtuar ti zbatojnë këto udhëzime dhe me padurim presim të shohim se si do të zbatohen në praktikë, respektivisht gjatë zgjedhjeve. Është shumë me rëndësi për RTVM ti zbatojë këto udhëzime sepse është shërbim publik për të cilin paguajnë të gjithë qytetarët. Por përpos punës së tij si shërbim publik, është me rëndësi që radio-transmetuesit tjerë ti zbatojnë këto udhëzime meqë parimet për informim të balancuar dhe të paanshëm vlejnë për të gjithë, sepse të gjithë kanë rol shumë të rëndësishëm gjatë zgjedhjeve, tha Garrett.

Ai theksoi që mbulimi i tërësishëm i balancuar dhe i paanshëm i zgjedhjeve është diçka shumë e rëndësishme për realizimin e zgjedhjeve të besueshme dhe të drejta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori