LAJMI I FUNDIT:

Garë e ngushtë për Veturën e Vitit 2016 (Video)

Garë e ngushtë për Veturën e Vitit 2016 (Video)

Si në çdo fundvit, magazina britanike për automobilizëm ‘EVO’, e ka organizuar garën për zgjedhjen e Veturës së Vitit.

Juria nga shtatë anëtarë, kanë përzgjedhur 12 super-vetura të cilat pasi i kanë shikuar në detaje, e kanë emëruar edhe fituesin, transmeton Telegrafi.


Për pesë ditë janë bërë hulumtime të ndryshme të këtyre modeleve mahnitëse, të cilat janë lansuar gjatë 12 muajve të fundit. Në këtë përzgjedhje nuk ka qenë kriter mënyra si janë krijuar, fuqitë, shpenzimi apo komoditeti, por se cili automobil e kënaq dhe e bën pronarin të ndihet i lumtur.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni garën e ngushtë mes veturave të mahnitshme, si dhe fituesin e këtij viti. /Telegrafi/