Alejandro Garnacho po kthehet në një nga emrat më të nxehtë të afatit kalimtar veror.

Me Manchester United që po përgatitet për ndryshime të mëdha në skuadër, e ardhmja e sulmuesit të talentuar argjentinas është vënë në pikëpyetje.


Sipas gazetarit të njohur argjentinas, Gastón Edul, Garnacho tashmë është në radarët e disa prej klubeve më të mëdha të Ligës Premier.

Chelsea dhe Arsenali janë dy prej klubeve që kanë shprehur interes konkret për transferimin e tij. Blutë janë në kërkim të një lojtari të ri në krahët e sulmit, ndërsa 'Topçinjtë' e shohin Garnachon si përforcim strategjik për sezonin e ardhshëm.

Të dy klubet janë të gatshme të bëjnë një ofertë serioze. Për Garnachon, një transferim në një klub tjetër anglez mund të jetë një hap i rëndësishëm për të siguruar më shumë minuta dhe për të vazhduar rritjen e tij.

Përveç interesimit nga Anglia, ka raportime se edhe disa klube nga Italia dhe Gjermania po monitorojnë situatën e tij.

Megjithatë, një transferim brenda Ligës Premier shihet si më realist për momentin, për shkak të stilit të lojës dhe përshtatjes së shpejtë që lojtari ka në këtë ligë.

Djajtë e Kuq synojnë që nga shitja e yllit argjentinas të fitojnë 45 milionë euro. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app