LAJMI I FUNDIT:

GAP: Në 13 vitet e fundit, numri i nxënësve në shkolla ka rënë për mbi 30 për qind

GAP: Në 13 vitet e fundit, numri i nxënësve në shkolla ka rënë për mbi 30 për qind

Instituti GAP ka publikuar të premten disa statistika, sipas të cilave numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në nivel vendi ka shkuar duke rënë vazhdimisht.

Krahasuar me vitin shkollor 2008/2009, në vitin shkollor 2021/22 mësimin e ndjekin 134 mijë e 366 nxënës më pak, apo një rënie prej 30.3 për qind.


“Rënie më të madhe të numrit të nxënësve ka në komunat e Kamenicës dhe Junikut (-53 për qind), Rahovecit, Dragashit dhe Vitisë (-45 për qind), dhe Gjilanit e Suharekës (-41 për qind)”, kanë thënë nga Instituti GAP.

Ndërkaq, në përmbledhjen e raportit thuhet se në vlerësimin e popullsisë në fund të vitit 2021, Kosova ka 6 mijë e 50 apo 0.34 për qind banorë më pak krahasuar me vitin 2011.

“Në 20 komuna ka rënie të numrit të popullsisë, ndërsa në 18 komuna ka rritje të numrit të popullsisë krahasuar me vitin 2011. Rënia më e madhe e popullsisë ka ndodhur në komunat e Kamenicës (-27 për qind), Obiliqit (-20 për qind), Gjilanit (-18 për qind) dhe Vushtrrisë (-13 për qind), Mitrovicës së Jugut (-5 për qind), ndërsa komunat ku numri i popullsisë është rritur janë Graçanica (14 për qind), Fushë Kosova (13 për qind), Prishtina (10 për qind) dhe Prizreni (9 për qind)”, thuhet mes tjerash.

Sa i përket personelit arsimor që përfshin mësimdhënësit, personelin administrativ dhe personelin ndihmës, numri i tyre ka mbetur thuajse i njëjtë që nga viti shkollor 2013/2014, kur MASHT publikoi të dhëna të detajuara për këtë kategori.

“Në krahasim me vitin shkollor 2013/2014, në vitin shkollor 2021/2022, numri i mësimdhënësve ka rënë për -1 për qind, numri i personelit ndihmës është rritur me 6 për qind, ndërsa numri i personelit administrativ ka rënë për -3 për qind”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori