LAJMI I FUNDIT:

GAP: Për 12 vjet është dyfishuar numri i kosovarëve në Gjermani

GAP: Për 12 vjet është dyfishuar numri i kosovarëve në Gjermani

Për 12 vjet, nga viti 2010-2022, numri i kosovarëve që kanë migruar në Gjermani është dyfishuar. Kështu thuhet në raportin statistikor “Migrimi i kosovarëve në Gjermani: Analizë statistikore”, të publikuar nga Instituti GAP këtë të mërkurë.

Gjetjet kryesore të raportit tregojnë se sipas matjes së fundit të vitit 2022, në Gjermani jetojnë 542 mijë persona me sfond migrimi nga Kosova, nga të cilët 330 mijë kanë lindur në Kosovë.


Nga këta 542 mijë persona, 289 mijë (53%) janë burra, ndërsa 254 mijë (47%) janë gra.

“Nga krahasimi i të dhënave të vitit 2022 me ato të vitit 2010, konstatohet se numri i qytetarëve me origjinë nga Kosova është dyfishuar, nga 291 mijë në 542 mijë, që rezulton në 251 mijë (86%) më shumë persona me sfond migrimi nga Kosova”, thuhet në raportin e GAP-it.

Në vitin 2021, 21 mijë e 468 persona kanë hyrë nga Kosova në Gjermani, dhe 4 mijë e 323 persona me origjinë nga Kosova janë larguar nga Gjermania, ku migrimi neto në këtë vit ishte 17 mijë e 164 persona.

“Në mikrocensusin e vitit 2022, 110 mijë persona deklaruan se bashkimi familjar është arsyeja kryesore e emigrimit të tyre nga Kosova në Gjermani. 85 mijë persona deklaruan se arsyeja kryesore është arratisja, azil-kërkimi dhe mbrojtja ndërkombëtare”, bëhet e ditur tutje.

64 mijë persona deklaruan si arsye punësimin, ndërkaq 41 mijë të tjerë emigruan për të krijuar familje.

Raportin dhe komunikatën e plotë mund ta lexoni këtu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori