LAJMI I FUNDIT:

GAP: Komunat me nivel mesatar të transparencës buxhetore

GAP: Komunat me nivel mesatar të transparencës buxhetore
????????????????????????????????????

Instituti për Studime të Avancuara “GAP” ka prezantuar analizën “GAP Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2017”, ku prezantohet një vlerësim i transparencës buxhetore të komunave në Kosovë duke e analizuar legjislacionin dhe gjendjen reale dhe duke i renditur komunat në bazë të performancës.

Berat Thaqi, analist politikash në GAP, theksoi se indeksi i transparencës buxhetore komunale bën një vlerësim dhe renditje të komunave varësisht nga numri i dokumenteve të publikuara, dëgjimeve buxhetore me qytetarë dhe përgjigjet në kërkesat e Institutit GAP për qasje në dokumente buxhetore.


Sipas Thaqit, kjo analizë përveç vlerësimit të transparencës buxhetore përfshinë të dhënat nga një anketë e realizuar me qytetarë lidhur me njohuritë e tyre sa i përket buxhetit lokal. Nga të gjeturat, rreth 81 për qind e qytetarëve nuk kanë marr pjesë në asnjë tubim publik të organizuar nga komuna në 12 muajt e fundit, ndërsa gjysma nuk janë të informuar se komuna ka obligim të organizojë dëgjime publike me qytetarë sa i përket buxhetit.

Blendi Hasaj, hulumtues në GAP, shpjegoi metodologjinë dhe të gjeturat e analizës. Ai shpjegoi se një komunë mund të merr maksimumin e pikëve vetëm në rast se i ka publikuar të gjitha dokumentet buxhetore lidhur me buxhetin e vitit 2016 në faqen e internetit në formatin Excel dhe ka organizuar të paktën katër dëgjime buxhetore.

Gjithashtu, ai sqaroi se duke marrë parasysh se ky është vetëm indeks i publikimit të dokumenteve buxhetore dhe nuk e shikon cilësinë e dokumenteve të publikuara nga komunat dhe se monitorimi i ueb-faqeve të komunave është bërë deri në muajin korrik të 2017.

Sa i përket të gjeturave të indeksit, Hasaj theksoi se rezultatet tregojnë një nivel mesatar të transparencës buxhetore të komunave. Nga 34 komuna të vlerësuara, afro gjysma e tyre kanë mbledhur mbi 50 pikë në indeks. Sidoqoftë, shqetësues mbetet fakti që 21 komuna apo 62 për qind nuk kanë publikuar në ueb-faqet e tyre, ose nuk kanë ofruar dokumente zyrtare pas kërkesës së dorëzuar nga Instituti GAP, një apo më shumë dokumente të cilat janë të detyruara t’i publikojnë dhe t’i bëjnë të qasshme për qytetarët. Në shumicën e rasteve, këto komuna nuk kanë publikuar ndonjërin prej raporteve financiare tremujore, raportin përmbledhës të buxhetit të vitit 2016 dhe në raste më të rralla ndonjë dokument tjetër.

Në fund, Berat Thaqi, theksoi se ky indeks do të publikohet në baza vjetore dhe përveç vlerësimit, kjo analizë përmban rekomandime konkrete se si mund të përmirësohet transparenca buxhetore për secilën komunë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori