LAJMI I FUNDIT:

GAP: Kamenica, Vitia e Podujeva – komunat që do të përfitojnë më së shumti nga projektet e reja të ministrive

GAP: Kamenica, Vitia e Podujeva – komunat që do të përfitojnë më së shumti nga projektet e reja të ministrive

Kamenica, Vitia dhe Podujeva janë tri komunat që pritet të përfitojnë më së shumti nga projektet e reja kapitale të ministrive.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti GAP i cili këtë të enjte publikoi raportin “Ligji për Buxhet 2022: Favorizimet dhe diskriminimet e komunave në investime kapitale?”.

“Qëllimi i këtij raporti është të analizojë shpërndarjen e projekteve kapitale të ministrive nëpër komuna si dhe të tregohet nëse ka pasur favorizim apo diskriminim për komuna në baza partiake”, thuhet në raportin e GAP-it.

Tutje, në raport thuhet se gjatë vitit 2022, 20 komuna do të përfitojnë nga projektet e reja të ministrive (në vlerë rreth 10.3 milionë).

“Nga këto projekte të reja, në raport me përqindjen e investimeve kapitale krahas popullsisë, Komuna e Kamenicës renditet e para me 27 euro investime për kokë banori. Pas saj radhiten komunat e Vitisë me 15.65 euro dhe e Podujevës me 14.54 euro”, thuhet në raport.

Ndërsa, nëse analizohen investimet për nga shuma, komunat të cilat do të përfitojnë më shumë janë Prizreni (rreth 1.9 milionë euro), Prishtina (rreth 1.5 milionë euro), Podujeva (rreth 1.2 milionë euro) dhe Gjakova (1 milion euro).

“Si rezultat i vazhdimit të projekteve të mëhershme, në Ligjin për buxhet 2022 kishte pak hapësirë për projekte të reja. Mbi 86.6 milionë euro apo 89% e projekteve të ministrive në komuna janë vazhdim i viteve të kaluara, ndërsa rreth 10.3 milionë euro janë projekte të reja. Njësoj si në vitin e kaluar, komunat e Junikut dhe Deçanit janë përfitueset më të mëdha në raport me përqindjen e tërë investimeve kapitale krahas popullsisë”.

“Ndërsa, komunat sikurse ajo e Shtërpcës dhe Graçanicës, përfitojnë më pak investime. Gjithashtu, Komuna e Junikut mbetet komuna më e privilegjuar, me 122.74 euro e gjithsej investimeve kapitale të ministrive për kokë banori, ndërsa Komuna e Graçanicës mbetet si komuna me investimet kapitale më të ulëta për kokë banori, përkatësisht me shumën 4.11 euro”, thuhet mes tjerash në raport.

Në përgjithësi, dallimi në mes investimeve të ministrive drejt komunave në këtë vit sipas GAP-it është më e ulët sesa në vitin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori