LAJMI I FUNDIT:

Ganimetja mashtron Kuvendin për një mëditje! (Video)

Ganimetja mashtron Kuvendin për një mëditje! (Video)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu e ka kaluar lehtë një sfidë për t’u nënshkruar se gjoja ishte në seancë dhe që ky nënshkrim, siç edhe e duan rregullat, t'i kthehet në para.

Deputetët paguhen për pjesëmarrje në seancë. Musliu sot nuk ishte në seancë por erdhi në fund të saj veç për tu nënshkruar. Hyri nga njëra derë dhe tentoi të nënshkruhet, transmeton Kosovapress.

Por zyrtarja e pa që ajo erdhi nga jashtë dhe nuk pranon. Deputetja e PDK-së e gjen shpejt rrugën për t’ia arritur qëllimin. Shkon nga dera tjetër, aty ku nuk e panë që erdhi nga jashtë dhe nënshkruhet.


Urime mëditja deputete! /Telegrafi/