LAJMI I FUNDIT:

Gani Gecin e ndalojnë në kufirin me Maqedoni, thotë se e lajmëruan Shërbimin Informativ

Gani Gecin e ndalojnë në kufirin me Maqedoni, thotë se e lajmëruan Shërbimin Informativ

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovë, Gani Geci, ka njoftuar se me të hyrë në Maqedoni është alarmuar Shërbimi Informativ i këtij vendi.

Sipas tij, policia kufitare e Maqedonisë është e obliguar ta njoftojë Shërbimin Informativë sa herë që ai futet në Maqedoni.


“Siç mora vesh policia kufitare Maqedonase është e detyruar ta njoftoj Shërbimin Informativ të Maqedonisë për çdo hyrje timen ne Republikën e Maqedonisë. Ka me shumë se 15 vite qe nuk kam qenë në Republikën Maqedonisë, por e kuptova se qëndrimi im në Maqedoni është i vëzhguar sigurisht për arsye te qëndrimit tim politikë nacional, sepse në Republikën e Maqedonisë asnjëherë as për ngasje të shpejtë nuk kam rënë ndesh me Ligjet e Maqedonisë”,  ka thënë Geci.

Geci u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të mbrojnë të drejtat e qytetarëve ndaj shteteve tjera.

“Unë Gani Geci si ish-deputet i Republikës së Kosovës kërkoj nga institucionet relevante të Republikës se Kosovës që të përkujdesen për qytetaret e vet që udhëtojnë në Republikën e Maqedonisë dhe të kërkojnë nga institucionet e Republikës se Maqedonisë që të heqin nga vëzhgimi emrat që nuk kanë rënë ndesh me ligjet e Maqedonisë dhe nuk cenojnë integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë”, ka shkruar Geci në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori