LAJMI I FUNDIT:

Galaxy View 2 lansohet zyrtarisht (VIDEO)

Galaxy View 2 lansohet zyrtarisht (VIDEO)

Vitin e kaluar u raportua se Samsung mund të punonte për një pasues të tabletit masiv Galaxy View. Thashethemet dolën të sakta, pasi Samsung zyrtarisht zbuloi Galaxy View 2, që do të jetë në dispozicion për blerje përmes AT & T.

Për sa i përket specifikave, nuk ka shumë detaje mbreslënëse.


Sipas AT & T, ata deklaruan për Engadget se tableti do të paketojë një procesor me shpejtësi të mesme Exynos 7884 octa-core me 3GB RAM dhe një kamera 5MP të pasme.

Ndërsa këto janë specifika të zakonshme, mund të thuhet se pika e fortë e shitjes do të jetë ekran i plotë HD 17.3 inç.

Kjo do të thotë se ndërsa pajisja nuk do të jetë aq e lëvizshme në krahasim me tabletët më të vegjël, do të funksionoj si një pajisje multimediale e mirë në shtëpinë tuaj.

Gjithashtu paketon një bateri 12,000mAh që duhet të zgjasë mjaft kohë.

Meqë tableti është në dispozicion për blerje përmes AT & T, do të ketë lidhje LTE, që do të thotë se mund ta përdorni edhe kur WiFi nuk është i disponueshëm.

Për fat të keq, Galaxy View 2 nuk do të jetë i lirë. Çmimi i tij është 37 dollarë në muaj gjatë një plani 20-mujor me këste, duke e bërë atë 740 $ gjithsej.

Tableti do të jetë në dispozicion për blerje duke filluar nga 26 prilli. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori