LAJMI I FUNDIT:

Galaxy Note 8 vjen me bateri masive

Galaxy Note 8 vjen me bateri masive

Më parë këtë javë, Evan Blass (@evleaks në Twitter), burim zakonisht i besueshëm, shpërndau specifika të hollësishme përfabletin e ardhshëm, Samsung Galaxy Note 8.

Rrjedhja zbuloi një bateri masive prej 3,300mAh për telefonin / fabletin e ri të Samsung.


Tani, një imazh i cili pretendon të tregojë disa bateri të Note 8 ka dalë në internet, duke konfirmuar kapacitetin prej 3,300mAh.

Për krahasim, Galaxy S8 paketon një bateri prej 3.000mAh, ndërsa S8 + vjen me një bateri 3.500mAh. Note 7, nga ana tjetër, gjithashtu kishte një bateri 3,500mAh që e shtynte atë, ndërsa Note FE ka një baterish 3,200mAh brenda saj.

Samsung Galaxy Note8 do të bëhet zyrtar më 23 gusht.