LAJMI I FUNDIT:

Gakpo zbulon lojtarin që ia pamundësoi kalimin tek Man Utd para se t’i bashkohej Liverpoolit

Gakpo zbulon lojtarin që ia pamundësoi kalimin tek Man Utd para se t’i bashkohej Liverpoolit

Ylli i Liverpoolit, Cody Gakpo ka zbuluar se një lojtar i Manchester United ia pamundësoi atij kalimin në ‘Old Trafford’. 

Në dhjetor të 2022, u njoftua se Liverpooli ka arritur marrëveshje për shumën e 40-50 milionë eurove, për transferimin e Gakpos nga PSV Eindhoven. 

Gjatë kësaj kohe, kjo marrëveshje erdhi si një befasi pasi Gakpo ishte lidhur fortë me një kalim tek Manchester United. 


Që prej se u transferua në ‘Anfield’, 25-vjeçari ka shënuar 37 gola në 111 ndeshje në të gjitha garat. 

Ndërkohë sa i përket sezonit aktual, Gakpo po kalon në një formë të shkëlqyeshme pasi ka arritur të realizojë 14 gola dhe të dhurojë pesë asistime në 32 ndeshje. 

“Gjatë asaj kohe, unë fillova të dëgjoja thashetheme për një kalim në Angli. Tani, të gjithë që më njohin mua, e dinë se unë jam një njeri që udhëhiqem nga besimi im”. 

“Kështu një ditë, pata një takim me pastorin tim në një kishë në Holandë dhe ai solli me vete një mik që ishte pastor diku tjetër”. 

“Pastori tjetër më tha, ‘A mund të iu them diçka?” Unë i thashë natyrisht, dhe ai më tha se Zoti i ka thënë atij se unë do të shkojë tek Liverpooli”, ka thënë Gakpo fillimisht. 

“Kam qeshur, ishte e mirë ta dëgjoja këtë. Kishte një interesim nga Manchester United, kështu që thashë le të shohim”. 

“Pastaj në verën e 2022, United shkoi për Antony dhe unë thashë me vete, ‘Çfarë duhet të bëjë?’. Në këtë pikë mund të shkoja tek Leeds, Southampton ose të qëndroja tek PSV”, përfundoi ai. 

Në fund, reprezentuesi holandez vërtet vendosi të qëndrojë tek PSV-ja para se të transferohej tek Liverpooli një vit më vonë për 42 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve

"Salah nuk ishte i lumtur me Kloppin, e kishte kryer me Al-Ittihad" - trajneri i njohur shokon me deklaratën

Kalo në kategori