LAJMI I FUNDIT:

Gaiser: Do të publikoj edhe informacione tjera, karriera e Zaevit si kryeministër ka përfunduar

Gaiser: Do të publikoj edhe informacione tjera, karriera e Zaevit si kryeministër ka përfunduar

Gazetari italian i cili publikoi pamje nga rasti “Haraçi”, Laris Gaiser, tha se do të ketë ndryshime të forta në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, por nuk mund ta di se çfarë do të ndodhë, nëse do të bie kjo qeveri ose jo.

Në një intervistë për radio italiane, Gaiser tha se do të vazhdojë edhe më tej me publikimin e informacioneve për rastin “Haraçi”, në të cilin dyshohet se është e përfshirë edhe prokurorja speciale Katica Janeva, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ende jam duke mbledhur të dhënat për faktet determinuese që mund të dërgojnë në pjesën e fundit të mozaikut të nevojshëm për të provuar se si një sistem i tërë është nën kontroll politik. Për disa ditë do të kem nevojë të thellojë këto hetime para se gjithash të mbrojë sigurinë e personave që më ndihmojnë në Maqedoni”, tha Gaiser.

Ai u shpreh i bindur se karriera e Zoran Zaevit si kryeministër ka përfunduar.

“Mendoj se ditët e Zaevit janë të numëruara. Ai është pjesë e problemit. Nuk mund përfaqësohet Maqedonia nga pikëpamja internacionale me Zaevin në krye”, tha Gaiser.

Ai theksoi se Maqedonia ka problem me klasën politike e cila nuk di të sillet në skenën demokratike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori