LAJMI I FUNDIT:

Gaforrja ‘tymoste’ cigare, derisa qëndronte mbi kanaçen e birrës (Video)

Të pranishmit në një plazh në New Orleans të Shteteve të Bashkuara, janë befasuar kur një gaforre u ngjit mbi tavolinë. Por, ata ende nuk kishin parë ngjarjen kryesore.

Gjallesa e ka kapur një cigare, që ishte mbi tavolinë dhe pasi është kapur për një kanaçe birre, bënte sikur po tymoste, transmeton Telegrafi.

“Qenka pijanec, që i do daljet në kafene”, ose “Gaforrja e ikur nga tavolina e kuzhinës, për tu tallur me njerëzit”, ishin dy prej komenteve të shumta.

Prej se është postuar, para tri ditësh, videoja është parë më se gjashtë milion herë. /Telegrafi/