LAJMI I FUNDIT:

Gabon sërish Roma – tani ndalet nga Cagliari

Gabon sërish Roma – tani ndalet nga Cagliari

Cagliari e ka mposhtur Romën me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 33-të në Serie A.

Pas vetëm katër minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Charalampos Lykogiannis që pranoi një asistim nga Joao Pedro.


Por, Giallorossët nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në 1-1 me golin e realizuar nga Carles Perez (27’). 45 minutat e dytë ishin më të zjarrtë, derisa Cagliari ia doli të rikthente epërsinë.

Në minutën e 57-të, Razvan Marin pranoi një asistim nga Gianluca Simeone, për të shënuar për 2-1. Cagliari arriti të shënonte edhe golin e tretë me anë të Joao Pedros në minutën e 64-të, nga një asistim i Marin.

Por, Roma nuk u ndal me kaq he shënoi për 3-2 me Federico Fazion që pranoi një asistim nga Perez pas vetëm pesë minutash nga goli kundërshtar.

Pas javës së 33-të, Roma gjendet në vendin e shtatë me 55 pikë, derisa rrezikon edhe kualifikimin në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore