Nga: Myles Burke / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com
Në mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, Brian Hanrahani i BBC-së qëndroi në mes të skenave të ngazëllimit, duke dëshmuar një moment historik – rënien e Murit të Berlinit.
Atmosfera ishte elektrike. Rreth tij, berlinezët përqafoheshin, qanin dhe festonin në një gjendje gati mosbesimi se vërtet po shembej barriera që kishte ndarë qytetin e tyre për gati tri dekada.
Duke qëndruar në Mur, teksa njerëzit shkatërruan pjesët e tij me çekiç dhe me daltë, e dokumentoi ndjenjën e euforisë së ribashkimit të një kombi të ndarë.
Muri i Berlinit ishte ndërtuar në të njëjtën mënyrë siç u rrëzua, me shpejtësi dhe pa paralajmërim. U ngrit pothuajse brenda natës nga Republika Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore) më 13 gusht 1961. Në atë kohë, sovjetikët pretenduan se ishte për të ndaluar spiunët perëndimorë që shkonin në Lindje, por kryesisht ishte për të parandaluar eksodin e shtetasve gjermanolindorë që migronin në Gjermaninë Perëndimore, në kërkim të mundësive më të mira.
Fillimisht si një gardh me telat me gjemba, ai u zëvendësua shpejt nga muri i lartë i betonit që patrullohej nga rojet e armatosura. Berlinezët lindorë u paralajmëruan se ata që përpiqeshin të arratiseshin në Perëndim të qytetit, do të shiheshin si disidentë dhe do të pushkatoheshin.
Për 28 vjet, Muri qëndroi si barrierë fizike dhe ideologjike, duke ndarë jo vetëm familjet dhe miqtë, por një vend të tërë. Perëndimi i Berlinit lulëzoi ekonomikisht nga investimet nga ShBA-ja dhe Evropa Perëndimore, ndërsa lindja e qytetit mbijetonte duke qenë e dërrmuar nga mungesat dhe kontrolli represiv i policisë sekrete – Stasi. Muri u bë simbol i fuqishëm i Luftës së Ftohtë, si manifestim fizik i ndarjes midis Lindjes komuniste dhe Perëndimit kapitalist.
Por, nga fundi i viteve 1980, i gjithë blloku lindor ishte nën presion. Bashkimi Sovjetik ishte zhytur në një luftë të vështirë në Afganistan dhe përballej me problemet akute ekonomike dhe me mungesa të mëdha ushqimore.
Përballë kësaj, Mikhail Gorbachev – udhëheqësi sovjetik që mori pushtetin në 1985 – kishte nisur disa reforma politike – Glasnostin (hapjen) dhe Perestrojkën (ristrukturimin) – por, ngjarjet po dilnin jashtë kontrollit të tij.
Grevat në kantieret polake kishin ndezur demonstratat masive në Hungari dhe nxisnin Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë – në atë kohë pjesë e Bashkimit Sovjetik – për pavarësi. Gjermania Lindore ishte ende nën kontroll të fortë të Partisë Socialiste të Unitetit, por vrulli po rritej dhe deri më 4 nëntor 1989, gjysmë milioni qytetarë ishin mbledhur në sheshin publik të Berlinit Lindor, Alexanderplatz, duke bërë thirrje për ndryshim.
Pesë ditë më vonë, duke u përballur me presionin e shtuar nga populli, Republika Demokratike Gjermane u zbut. Menduan se mund t’i qetësojnë protestat duke i liruar kontrollet kufitare, duke e bërë më të lehtë udhëtimin për berlinezët lindorë, pa e hapur plotësisht kufirin.
Një zëdhënës i qeverisë së Gjermanisë Lindore, Günter Schabowski, mbajti një konferencë shtypi të organizuar me nguti, për t’i njoftuar këto ndryshime. Por, në momentin që do të ndryshonte rrjedhën e historisë, gabimisht deklaroi se gjermano-lindorët lejohen lirshëm ta kalojnë kufirin, dhe se vendimi i ri ka efekt të menjëhershëm.
Njoftimi habiti gazetarët që ishin në atë konferencë për shtyp, të cilët fillimisht e përshëndetën me mosbesim e më pas me ngazëllim. Lajmi me stuhi zjarri u përhap dhe brenda disa orëve, mijëra gjermano-lindorë u dynden drejt postblloqeve përgjatë murit.
U takuan nga rojet e hutuara kufitare, që mundoheshin të kuptonin se cilat ishin udhëzimet në lidhje me këtë politikë të re. Rreth orës 22:45, të tronditur nga numri i madh i njerëzve që mbërrinin dhe pa ndonjë urdhër të qartë, rojet kufitare më në fund i hapën portat dhe gjermano-lindorët vërshuan në Berlinin Perëndimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Letër nga Turqia (1717): Shqiptarët të premten shkojnë në xhami, të dielën në kishë

Origjina shqiptare e familjes mbretërore serbe

NDIHMOMËNI TË QESH! (ATDHEU ËSHTË LAKURIQ)

Historia e fisit Shala

Kur memoaret krijohen nga gënjeshtrat

Në thesarin filatelik të Postës së Kosovës: Mes pullave postare që përcjellin çdo letër të dërguar "Me dashuri nga Kosova"

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë