LAJMI I FUNDIT:

Gabimet e shpeshta që shumëkush i bën me bimët e brendshme

Gabimet e shpeshta që shumëkush i bën me bimët e brendshme
(Foto: Pexels)

Ju dëshironi të keni sa më shumë bimë në shtëpinë tuaj, por sido që i mirëmbani, ato në fund ‘vdesin’.

Reklama

Shumë njerëz pëlqejnë bimët për në shtëpi, por a e dini se mund të bëni edhe gabime me to, duke qenë se nuk janë aq të lehta për t’u kujdesur.

Meghan Kavanaugh, eksperte e kujdesit për bimët e shtëpisë, zbuloi katër gabimet më të zakonshme që njerëzit bëjnë me bimët e shtëpisë:

1. Nuk ua siguroni sasinë e duhur të dritës së diellit

“Rrezet e diellit (ose mungesa e saj) ishte padyshim arsyeja pse kisha një histori të ‘vrasjes’ së bimëve. U përpoqa t’i vendosja në dhomën ku mendova se dukeshin më mirë si dekor, por ky nuk ishte gjithmonë vendi më i shëndetshëm për bimën që të lulëzojë”, është shprehur ekspertja.

Ajo shton se edhe kur u përpoq t’u kushtonte vëmendje nevojave të ndriçimit të bimës, nuk ishte e sigurt nëse drita natyrale në shtëpinë e saj ishte rrezet direkte e diellit apo rreze indirekte.

(Foto: Pexels)

2. E teproni me ujitje ose i ujitni pak

Ta ujis apo të mos e ujis? Kjo është një pyetje e madhe kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj bimëve, por dhe një pyetje me të cilën Meghan luftoi.

“E dija që sukulentët nuk kanë nevojë për shumë ujë, por pasi lexova disa artikuj, kuptova se një herë në javë është shumë. Tani përpiqem ta ujis një herë në disa javë, ose – më realisht – kur thjesht mendoj se ka kaluar pak kohë”, ka theksuar ajo.

Pra, si e dini nëse po i ujisni shumë bimët tuaja? Zbulojeni duke ndjerë dheun. Nëse është disa centimetra e lagësht ose e njomur, ndoshta keni ujitur shumë.

Disa bimë i duan vendet me diell, ndërsa disa hijet: Si t’i vendosni lulet në shtëpinë tuaj
Lexo po ashtu Disa bimë i duan vendet me diell, ndërsa disa hijet: Si t’i vendosni lulet në shtëpinë tuaj

3. Duke mos ditur nëse bima është e brendshme apo e jashtme

Përpjekja për të zgjedhur një bimë shtëpiake është punë e vështirë. Sigurisht, ju intereson se si duket, por gjithashtu duhet të dini nëse është fare një bimë shtëpie. Hulumtimet kanë zbuluar se shumë njerëz nuk mund ta bëjnë dallimin midis bimëve të brendshme dhe të jashtme. Nëse jeni një prej tyre, mos kini frikë – sepse jo vetëm që ka bimë që mund të rriten brenda dhe jashtë (si barishtet, për fillim), por shumë bimë shtëpiake mund të zhvendosen jashtë në muajt e verës ose anasjelltas.

(Foto: Pexels)

4. Nuk i krasitni bimët tuaja

Krasitja e bimëve mund të tingëllojë e frikshme, por është vetëm termi për prerjen e gjetheve ose sythave të vdekura për të inkurajuar rritjen e re. Dhe nuk ju nevojiten as gërshërë krasitjeje për ta bërë këtë – gjithçka që ju nevojitet është një palë gërshërë kuzhine. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Nëse bojleri juaj lëshon këtë tingull – mund t'ju vrasë

Nëse bojleri juaj lëshon këtë tingull – mund t'ju vrasë

Bëje vet
Aty ku vdekja nuk do të thotë lamtumirë: Në një pjesë të largët të Indonezisë, të ndjerët - dhe trupat e tyre - mbeten pjesë e familjes

Aty ku vdekja nuk do të thotë lamtumirë: Në një pjesë të largët të Indonezisë, të ndjerët - dhe trupat e tyre - mbeten pjesë e familjes

Lifestyle
Nuk është mirë të mbani kuti vezësh nga kartoni: Mund të rrezikoni shëndetin

Nuk është mirë të mbani kuti vezësh nga kartoni: Mund të rrezikoni shëndetin

Bëje vet
Horoskopi vjetor për 2023: Zbuloni se çfarë ju pret...

Horoskopi vjetor për 2023: Zbuloni se çfarë ju pret...

Astrologji
Femrat e lindura në këto tri shenja do të lulëzojnë pas moshës 50-vjeçare

Femrat e lindura në këto tri shenja do të lulëzojnë pas moshës 50-vjeçare

Astrologji
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori