LAJMI I FUNDIT:

G7 zotohet të intensifikojë sanksionet ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë

G7 zotohet të intensifikojë sanksionet ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë

Diplomatët e lartë nga grupi i shtatë vendeve të pasura demokratike u zotuan për një front të unifikuar kundër luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në këtë drejtim, në mbyllje të takimeve të tyre është thënë se ata ishin të përkushtuar për të rritur dhe zbatuar sanksione të ashpra kundër Moskës, përcjell Telegrafi.

“Nuk mund të ketë mosndëshkim për krimet e luftës dhe mizoritë e tjera si sulmet e Rusisë kundër civilëve dhe infrastrukturës kritike civile”, citohet të kenë thënë ministrat.


Sa po ndikojnë sanksionet mbi popullin e Rusisë?
Lexo po ashtu Sa po ndikojnë sanksionet mbi popullin e Rusisë?

“Ne mbetemi të përkushtuar për intensifikimin e sanksioneve kundër Rusisë, duke i koordinuar dhe zbatuar plotësisht ato”, thuhet në komunikatë dhe do të mbështesim Ukrainën “për aq kohë sa të duhet”.

Ndryshe, Bashkimi Evropian dhe shtete të tjera perëndimore kanë vendosur sanksione të paprecedentë kundër Rusisë në përgjigje të agresionit të saj në Ukrainë.

Sanksionet përfshijnë masa kufizuese që synojnë individë dhe masa më të gjera ekonomike – duke përfshirë ndalimin e importeve të naftës ruse të sjellë nga deti dhe masat e vizave.

Ndërkohë bëhet e ditur se komunikata e G7 kritikoi gjithashtu Korenë e Veriut për programin e saj bërthamor dhe të raketave balistike, shprehu shqetësimin për dhunën në Sudan dhe Mianmar dhe u bëri thirrje talebanëve të anulojnë vendimin për ndalimin e grave që të punojnë për organizatat joqeveritare (OJQ) dhe Kombet e Bashkuara.

Ndërsa lidhur me Kinën, ministrat e G7 përsëritën thirrjen e tyre që Kina të veprojë si një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, duke rënë dakord se paqja dhe stabiliteti në ngushticën e Tajvanit ishte “një element i domosdoshëm në sigurinë dhe prosperitetin në komunitetin ndërkombëtar”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori