LAJMI I FUNDIT:

G7 do t’i vendosin më shumë sanksione Rusisë

G7 do t’i vendosin më shumë sanksione Rusisë

Grupi i shtatë ekonomive të përparuara do t’i vendosin më shumë sanksione Rusisë për të ndaluar pushtimin e saj në Ukrainë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të arrijë sot në Hiroshima dhe do të marrë pjesë në samit të dielën, duke iu bashkuar një sesioni me liderët e G7-ës dhe vendet e kontaktit me fokus paqen dhe sigurinë. Ai do të mbajë edhe një takim dypalësh me kryeministrin japonez.


SHBA lejon aleatët të dërgojnë aeroplanë luftarakë F-16 në Ukrainë
Lexo po ashtu SHBA lejon aleatët të dërgojnë aeroplanë luftarakë F-16 në Ukrainë

Ai do të përpiqet që të nxit aleatët për të zbatuar masa më të ashpra kundër makinerisë luftarake të Vladimir Putinit.

Rusia është tani vendi më i sanksionuar në botë, por pyetjet janë ngritur në lidhje me efektivitetin e tyre, raporton skynews.

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel tha se janë duke hartuar një plan për t’i mbyllur zbrazëtirat dhe sanksionet të jenë të dhimbshme për Rusinë, jo për vendet që i zbatojnë ato.

Karakteristikat e aeroplanëve amerikanë që do t’i dhurohen Ukrainës - NATO bombardoi me to ish-Jugosllavinë
Lexo po ashtu Karakteristikat e aeroplanëve amerikanë që do t’i dhurohen Ukrainës - NATO bombardoi me to ish-Jugosllavinë

Michel tha se BE-ja prej 27 vendesh ishte e përqendruar në “mbylljen vrimave të zbrazëtirave dhe ndalimin e furnizimit të makinerisë luftarake të Rusisë “.

Aktualisht është duke u punuar në një plan për të kufizuar tregtinë e diamanteve ruse, të cilën gjatë ditës së djeshme e ka bërë Britania e Madhe. /Telegrafi/