LAJMI I FUNDIT:

Fyerje, sharje, sulme fizike dhe gaz lotsjellës – pse ndodhi kaosi në Parlamentin e Malit të Zi?

Fyerje, sharje, sulme fizike dhe gaz lotsjellës – pse ndodhi kaosi në Parlamentin e Malit të Zi?

Parlamenti i Malit të Zi miratoi një ligj të kontestuar për të drejtat fetare pas skenave kaotike në kuvend që rezultoi në ndalimin e të gjithë ligjvënësve të opozitës pro-serbe.

Votimi të premten pasoi një ditë protestash mbarëkombëtare nga përkrahësit e Kishës Ortodokse Serbe që thonë se ligji do të ‘zhveshë’ kishën nga pronat e saj, përfshirë manastiret dhe kishat mesjetare. Qeveria e ka mohuar këtë, transmeton Telegrafi.

Duke u përpjekur për të parandaluar votimin, ligjvënësit pro-serbë nxorën atë që duket sikur të ishte një bombol gazi lotsjellës ose fishekzjarre dhe u përpoqën të shkatërrojnë mikrofonat në sallën e parlamentit.

Policia me rroba të zakonshme, të veshur me maska ​​gazi, ndërhynë, duke arrestuar 24 persona, përfshirë 18 ligjvënës të opozitës.

Kaos në Parlamentin e Malit të Zi, “fluturuan” shishet dhe mikrofonat, pati fyerje e sharje – derisa intervenoi policia
Lexo po ashtu Kaos në Parlamentin e Malit të Zi, “fluturuan” shishet dhe mikrofonat, pati fyerje e sharje – derisa intervenoi policia

“Ne jemi gati të vdesim për kishën tonë dhe kjo është ajo që po demonstrojmë sonte”, tha drejtuesi i opozitës Andrija Mandiç menjëherë pas mesnatës gjatë seancës së trazuar.

Ligji, i aprovuar nga 45 ligjvënës të koalicionit qeverisës, thotë se bashkësitë fetare do të duhet të prodhojnë dëshmi të pronësisë së pasurisë së tyre nga viti 1918 kur Mali i Zi u bashkua me një mbretëri ballkanike dhe humbi pavarësinë e saj.

Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi e përshkroi ligjin si “diskriminues dhe antikushtetues”.

Kisha të premten akuzoi autoritetet malazeze për “nxitje përçarje dhe urrejtje”, dhe udhëheqjen e Malit të Zi “në një situatë që nuk mund t’i sjellë askujt ndonjë të mirë”.

Popullsia e Malit të Zi prej rreth 620,000 banorësh është kryesisht e krishterë ortodokse dhe kisha kryesore është Kisha Ortodokse Serbe. Një kishë ortodokse e veçantë malazeze nuk njihet nga kishat e tjera të krishtera ortodokse.

Presidenti pro-perëndimor i Malit të Zi ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe për promovimin e politikave pro-serbe dhe përpjekjen për të minuar shtetësinë e vendit që kur u nda nga Serbia më 2006.

Rreth 30 për qind e popullsisë së Malit të Zi identifikohen si serbë dhe kryesisht ishin kundër ndarjes nga Serbia.

Qindra mbështetës të opozitës pro-serbe të enjten organizuan një protestë gjithë ditore kundër ligjit, duke bllokuar rrugët dhe hyrjet në kryeqytet.

Dhjetëra oficerë të përdorën barriera metalike për të parandaluar turmat, përfshirë priftërinjtë ortodoksë, të arrinin në ndërtesën e parlamentit, ku ligjvënësit debatuan për projektligjin.

Kryeministri malazez tha se vendi ka fuqinë për të parandaluar më shumë trazira.

“Unë besoj në paqen në Mal të Zi”, tha Dusko Markoviq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë

Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Evropa
Kalo në kategori