LAJMI I FUNDIT:

Futen të armatosur në palestrën e shkollës ku po zhvillohej ndeshja e futbollit, lëndohen tre nxënës brazilianë – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Futen të armatosur në palestrën e shkollës ku po zhvillohej ndeshja e futbollit, lëndohen tre nxënës brazilianë – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Tre nxënës janë lënduar në Brazil, pasi dy persona të armatosur dhe me helmeta të motoçikletave në kokë, hapën zjarr mbi ata derisa po luanin futboll në palestrën e shkollës.

Viktimat, dy djem të moshës 15 dhe 17-vjeç si dhe një vajzë 14-vjeçare, janë goditur me plumba gjatë sulmit 20 sekondësh që ndodhi brenda palestrës që po zhvillohej në Fortaleza në verilindje të Brazilit, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë brenda palestrës shfaqin dy ekipet brenda palestrës dhe një turmë spektatorësh, që fillojnë të bërtasin dhe vrapojnë në të gjitha anët kur sulmuesit e armatosur futen brenda.

Sipas dëshmitarëve, dyshja e armatosur u futën brenda dhe kishin për cak një djalë 17-vjeç që mbeti i plagosur, dhe që me çdo kusht mundohej të fshihej edhe pse ndiqej vazhdimisht.

Doris Johnson nga Qendra për Edukim ka deklaruar për mediat lokale se incidenti ishte një “rast i izoluar”. Në anën tjetër menaxhmenti i shkollës ka bërë të ditur se dy të rinjtë e lënduar janë nxënës të shkollës ku ndodhën të shtënat, ndërsa viktima e tretë – një vajzë ishte shikuese.

E sulmuesit që u larguan me shpejtësi deri më tani nuk raportohet se janë arrestuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Botë
Kalo në kategori