LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti i Besiktasit sfidon Shaqirin, për shiritin e kapitenit të Kosovës (Foto)

Futbollisti i Besiktasit sfidon Shaqirin, për shiritin e kapitenit të Kosovës (Foto)

Pas deklaratës se do të pranojë të luajë për prejardhjen e tij, Kosovën, mesfushori i Beshiktashit Necip Uysal, mediat tani dalin me verzione tjera.
Sipas tyre, Kosova i ka premtuar atij edhe shiritin e kapitenit.

Në një deklaratë të cituar nga mediat turke, nuk bëhet i ditur emri i personit kontaktues, por sipas tyre, ata që e kanë ftuar edhe i kanë ofruar shiritin e kapitenit.


Ditë më parë, në lidhje me çështjen kapiten u shpreh edhe ylli kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri. “Çka do të bëje ti nëse trajneri i Kosovës të ofron shiritin e kapitenit”? iu kishte përgjigjur Shaqa një gazetari.

Në lidhje me shkrimin e fundit të mediave turke për Uysalin, përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, mohon t’i ketë bërë këtë premtim ai ose dikush tjetër.

“Necipin kemi plane të shkojmë dhe ta vizitojmë pas Evropianit, pasi është operuar. Për çështjen e kapitenit nuk kam fol me askënd, por mund të them se kemi shumë lojtar që janë lider dhe kjo është është shumë e mirë ngase ngritet përgjegjësia në grup”, deklaroi Bunjaku për “GazetaOlle.com”.

Ai tregon se kur do të merret vendimi për punën e kapitenit. “Ky vendim do të merret në tubimin e 29 gushtit, pra në lojën e parë kualifikuese, ku të gjithë do të jemi së bashku”, shtoi ai.

Kosova më 5 shtator sfidon Finlandën në debutimin për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

kkk