Yjet e Anglisë po bëhen gati për ndeshjen ndaj Kosovës tonë e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Tre Luanët shpresojnë ta zgjasin ecurinë e tyre pozitive edhe ndaj Kosovës që po ashtu ka një ecuri të mirë.


Kosova shkon në ndeshje ndaj Anglisë me një pikë më pak dhe aktualisht po e shijon një ecuri të mrekullueshme prej 14 ndeshjeve si të pamposhtur.

Screenshot 6 1

Ndërsa Anglia ka fituar tri ndeshjet e tyre në grup, Kosova e mori fitoren e dytë në katër ndeshje të shtunën duke mposhtur Republikën Çeke (2-1).

Stërvitja e sotme në Kompleksin Staplewood, i pa yjet e Anglisë në formë të mirë dhe duke u çlodhur me joga.

Screenshot 5 4

Është një mënyrë efektive për t'u ç’lodhur, gjë që e kishin bërë edhe në Kampionatin Botëror.

Screenshot 4 2

Anglia janë favoritët në Grupin A dhe nuk është çudi, pasi kanë kaluar 42 ndeshje ai të pamposhtur në kualifikime.

Screenshot 3 5

Mediat angleze e vlersojnë jashtë mase entuziazmin e përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes, sidomos pas konferencës për shtypi ndaj Çekisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app