Një nga veshjet më karakteristike të shqiptarëve që e gjen me një shtrirje gjatë gjithë territoreve ku ka banuar etnia shqiptare, është fustanella. Në mënyrë të gabuar shpeshherë ajo është referuar si një veshje kombëtare e përdorur vetëm në jug të Shqipërisë, por në fakt mund të identifikohet dhe nga një numër gravurash të fillimit të shekullit të XIX dhe nga fotografitë e Fototekës “Marubi’. Fustanella gjen pra shtrirje të admirueshme si veshje edhe në veri të territoreve shqiptare duke marrë padyshim atributet e një veshje kombëtare gjithë shqiptare.
Fustanella e merr këtë emërtim duke qenë se është një lloj fundi i bardhë, i bërë me pëlhurë pambuku dhe me shumë rrudha. Nën këtë fund mbatheshin të mbathura të gjata, mbi të cilat nga nyje e këmbës e deri tek gjuri visheshin kallei prej shajaku. Në disa raste këto zgjateshin deri në rreze të kofshëve, prandaj dhe quhen kofshare.
Në pjesën e sipërme vishej një këmishë e shkurtër me mëngë të gjera, jeleku dhe mëngorja (në mënyrë të varura pas). Në bel vinin një brez të gjerë leshi, mbi të dhe një tjetër prej lëkure të zbukuruar mbi të cilin futeshin e vareshin armët e brezit. Në stinën e ftohtë pjesë e kësaj veshje ishte edhe flokata e leshit. Ndonëse në kokë vihej një feste e bardhë me një thumb në mes.
Deri në fillim të shekullit XX, kjo veshje është mbajtur në të gjitha trevat shqiptare, që nga Kosova e deri në Çamëri. Më pas ajo u kufizua vetëm në fshatrat e Shqipërisë së Jugut.
Më poshtë gjeni disa foto si dëshmi e përdorimit të fustanellës, dhe mund të dalloni se përdorimi i dikurshëm ishte i njëjtë si në veri ashtu edhe në jug.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVitet kur shqiptarët sundonin Jerusalemin: U pritën si çlirimtarë, sollën barazi për të gjithë
I kanë thënë të mençurit...
Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut nuk janë origjinale?
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Qytetet shqiptare në kartolinat gjermane të viteve 1914-1918
Muzika qytetare e Tiranës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel