LAJMI I FUNDIT:

Fushtica: Kamerat me inteligjencë artificiale do të monitorohen nga Policia dhe jo nga kryeqyteti

Fushtica: Kamerat me inteligjencë artificiale do të monitorohen nga Policia dhe jo nga kryeqyteti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kamerat e sigurisë me inteligjencë të lartë artificiale do të vendosën së shpejti në kryeqytet.

E për këtë, Lulzim Fushtica, drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në komunën e Prishtinës, ka njoftuar se këto kamera nuk do të monitorohen nga kryeqyteti por nga Policia e Kosovës.


Në  në RTV Dukagjini, Fushtica thekson se kërkesa për vendosjen e kamerave në kryeqytet është bërë nga Policia e Kosovës që nga viti 2012, e më pas pas u riaktualizua pas zgjedhjes së Përparim Ramës si kryetar i komunës së Prishtinës.

“Kryeqyteti nuk do të monitorojë kamera, i monitoron Policia e Kosovës. Kërkesa për vendosjen e kamerave ka ardhur në vitin 2012, nga Policia e Kosovës. Kjo kërkesë është ripërtërirë në vitin 2019, me ardhjen e kryetarit Rama, policia e Kosovës e riaktualizon kërkesën dhe kërkon që për shkak të mungesës financiare që të ndihmojë apo sponsorizojë këtë projekt. Kryeqyteti ka bërë vetëm ndarjen e mjeteve financiare  për blerjen e këtij sistemi. Projekti është përgatitur nga Policia e Kosovës në vitin 2012…  Specifiacionet teknike të kamerave janë përgatitur nga ekspertët e Kosovës”, tha ai.

Ai potencon se sipas kontratës ekzistuese nuk është kërkuar as paraparë që sistemi i kamerave të kryeqytetit të lidhet me asnjë sistem tjetër.

“Por është sistem i mbyllur monitorues, në asnjë mënyrë këto kamera nuk janë biometrike, nuk marrin të dhëna biometrike. Janë kamera intelegjente”, shtoi ai.

Fushtica ka bërë të ditur se janë tri lloje të kamerave.

“Janë tri lloje të kamerave: Kamera që do të bëjë njohjen e tabelave të automjeteve, … kamera që do të vendosen nga Policia e Kosovës…”, tha ai.

Ndërkaq ai shprehet se do të hapen kanale të reja, nuk do të ketë qasje asnjë operator tjetër e as kryeqyteti, vetëm policia.

“Çështja që më së shumti neve na brengos në sistemin e kamerave dhe që ne kemi nevojë ka të bëjë me problemin e komunikacionit i cili është një problem enorm që e rëndon kryeqytetin dhe kjo do të na ndihmojë në të dhëna statistikore që të rregullohet fluksi i komunikacionit të kryeqytetit”, përfundoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori