LAJMI I FUNDIT:

Fushë Kosovë, dy persona të dyshuar grabisin një shumë të konsiderueshme parash

Fushë Kosovë, dy persona të dyshuar grabisin një shumë të konsiderueshme parash
Foto: Ilustrim

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë, ku dy persona të dyshuar kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se grabitja ka ndodhur rreth orës 09:00.

“Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një rast grabitje që ka ndodhur në rrugën Nëna Terezë, në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni specialist për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore, për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, tha ajo.


Ahmeti theksoi se mbështetur në informatat e para të grupit hetimor që po zhvillon hetimet, dyshohet se vepra është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët pasi kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, me shpejtësi me një veturë të dyshuar, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Aktualisht policia e mbështetur edhe nga prokurori i shtetit po punon me përkushtim për të identifikuar të dyshuarit e mundshëm, veturën me të cilën janë larguar si dhe vendndodhjen e tyre”, potencoi ajo./Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori