LAJMI I FUNDIT:

Fushë Kosova një ditë pas vërshimeve – vazhdon gjendja e rënduar

Fushë Kosova një ditë pas vërshimeve – vazhdon gjendja e rënduar

Reshjet e shumta të shiut dhe borës kanë shkaktuar vërshime në disa komuna të Kosovës, si pasojë e këtyre vërshimeve qytetarët po hasin në probleme të shumta gjatë ditës së sotshme.

Ndër komunat që janë shkaktuar më së shumti dëme është edhe Fushë-Kosova.  Në këtë komunë, uji ka depërtuar brenda shtëpive si dhe ka mbuluar pothuajse plotësisht edhe disa vetura, e po ashtu shkak i ujit, është bllokuar edhe rruga Sllatinë-Vragoli, ku janë krijuar edhe kolona të gjata.


Banorët e Fushës Kosovës kanë dërguar disa pamje, ku shihet se si rrugët janë të bllokuara për shkak të kësaj gjendje, ndërkaq gjendje më e rënduar është vërejtur në disa fshatra të Fushë-Kosovës, si Miradi e Poshtme, Grabovc e të tjera.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se intensiteti i reshjeve në disa vende ka qen shumë i lartë.

“Kështu nga datë 01.01.2021 deri më 12.01.2021 ora 00:00, mesatarisht në Kosovë kanë rënë rreth 117 mm reshje (l/m2). Sasia më e madhe e tyre ka rënë në Rrafshin e Dukagjinit duke përfshi edhe zonën malore, me mesatare prej 139.8 mm. Maksimumi i reshjeve është regjistruar në Junik 196.8 mm dhe Gjakovë 196.1. Më së shumti reshje janë regjistruar mes 09 – 12.01.2021, kështu më datë 09.01.2021, në Gjakovë janë regjistruar 57.4 mm reshje, Dragash 40.3 mm, pastaj më datë 11.01.2021, në Ferizaj 29.5 mm, Istog 22.1 mm, Junik 34.1 mm, Kamenicë 26.3 mm, Pejë 28.7 mm, Prishtinë 27.2 mm, Prizren 35.9 mm, Tugjec 50,1 mm etj”, ka njoftuar IHKM.

Ndryshe, si pasojë e vërshimeve, shumë qytetarë janë evokuar nga shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori