LAJMI I FUNDIT:

Fushë Kosova nga sot me ujë të pijshëm 24 orë në ditë, qytetarët shprehen të kënaqur (Video)

Fushë Kosova nga sot me ujë të pijshëm 24 orë në ditë, qytetarët shprehen të kënaqur (Video)

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka filluar me testimin e linjës magjistrale për furnizimin e Fushë Kosovës me ujë të pijshëm.

Për të parë nga afër këtë proces, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie, banorët e bizneset e asaj ane u panë fortë të kënaqur me realizim e këtij projekti elementar.


Drejtori i ujësjellësit rajonal Prishtina, Ilir Abdullahu,  mëngjesin e së premtes e nisi krejt më ndryshe nga ditët tjera.

Fusha Kosova nga e premtja do të furnizohet me ujë të pijshëm 24 orë. Për këtë Abdullahu u shpreh i kënaqur, duke dal edhe vet në terren për të lëshuar ujin.

“Kemi filluar t’i hapim valvulat. Me këtë rast do të furnizohet me ujë edhe pjesa e poshtme e Fushë Kosovës. Ndërtimet e pasluftës për fat të mirë janë furnizuar me ujë 24 orë nga Shkabaj”, thotë për RTV Dukagjinin, Ilir Abdullahu.

Ismet Xheladini, ka mbi 40 vite që punon në Kompaninë Rajonal të Ujësjellësit, po ndjehet mirë që pak muaj para pensionimit, ka kontribuar në këtë furnizim.

“Jam tejet i lumtur që prita këtë ditë për t’i furnizuar pandërprerë me ujë edhe këta banorë sepse kanë pasur probleme me dekada për ujë”, shprehet Ismet Xheladini.

E ata të cilët kishin më ës shumti problemin me ujë të pijshëm, tani më nuk do ta kenë këtë telash.

“Kjo na gëzon pa masë nëse është e vërtet që do të kemi furnizim me ujë pandërprerë”, shprehet qytetari Selatin Kadriu.

Edhe për bizneset realizimi i  këtij projekti është i mirëseardhur.

“Projektin e presim me gëzim sepse Fushë Kosova ka pasur problem me ujë. Është një qytet në rritje e sipër dhe i nevojitet një furnizim i mirë me ujë”, thotë Osman Gurra.

Ky projekt i rëndësishëm për komunën e Fushë Kosovës,  ka një kosto prej 350 mijë eurosh. E KRU “Prishtina”,  vazhdimit bën thirrje që të kursehet uji i pijshëm, në mënyrë që të mos ketë mungesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori