LAJMI I FUNDIT:

Fushatë zgjedhor – e pa shpallur nga institucionet kompetente

Subjekte politike kosovare, personalitet të ndryshme, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, kanë kërkuar që presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga sa më parë të shpallë datën zyrtare të mbajtjes së zgjedhjeve lokale, edhe pse shumëçka është e paqartë rreth këtij procesit – përfshirë këtu edhe kohën, e dhe mundin e dhënë për reformën zgjedhore (që pak kush beson se do të përfillet edhe kësaj radhe).

Mbase me të drejtë kërkohet data e mbajtjes së zgjedhjeve, ngase ato janë të vetëdijshme për një proces që tashmë ka filluar. Përfaqësuesit e subjekteve politike bëjnë shpalosjen e programeve në “vizitat” që po i bëjnë në terren tash e disa muaj, duke premtuar infrastrukturë, punësim e shërbime cilësore mjekësore. Sepse, problemet me të cilat kanë dalë para elektoratit herëve të kaluara tashmë janë “të zgjedhura”, si: shpallja e pavarësisë, “bashkimi I Mitrovicës“, e shumë e shumë premtime të tjera që nuk përkojnë më realitetin.


Si mund të flitet për pavarësinë, kur një pjesë bukur e mirë e Kosovës gjendet nën juridiksionin serb, kundër të cilit më shekuj luftuam. Pastaj, institucionet tona ende janë të pafuqishme që të shtrijnë sovranitetin në pjesën veriore, e në shumë raste janë të pafuqishëm në vendimmarrje të gjërave me interes të përgjithshëm, ngase duhet marrë “leje “ nga ndërkombëtarët. E, mos të flasim për bashkimin e Mitrovicës që mbetet nën ombrellën e Serbisë, për çka edhe vet ajo pranon para ndërkombëtarëve se është prezente me forcat speciale, në kundërshtim me Rezolutën 1244 tek e cila thirret, dhe e cila ndalon praninë e çfarëdo force të organizuar në territorin që e sigurojnë forcat paqeruajtëse të NATO-së.

Këto janë premtimet e pozitës. Kurse me kundërargumente del opozita duke hedhur para elektoratit dritë në projektet e dështuara, si në zvogëlimin e shpenzimeve në administratë, për të investuar siç kanë premtuar në fushatën e fundit – në realizimin e projekteve kapitale, zgjedhjen e promblemeve infrastrukturore, e shumë e shumë premtime të tjera që për fat te keq në shumë raste kanë mbetur të shkruara vetëm në letër.

Pozita vë në lëvizje tërë potencialin në fushatë, duke shfrytëzuar paranë e qytetarit, në vend që atë ta investojë në projekte ku përfitojnë qytetarët, në emër të së cilës ka siguruar mandatin aktual. Kurse, opozita luan me elektoratin duke organizuar takime premtuese. Është shkuar aq larg sa që tashmë dihen edhe kandidatët për kryetar komunash.

Të njëjtin organizojnë aksione të ndryshme, si në pastrimin e ambientit (pastrojnë mbeturinat, lyejnë karrige dhe rrethoja të ndryshme të institucioneve shkollore dhe shëndetësore, dhe atë në praninë e mediave). Aksionet e tilla vërtet janë të nevojshme, por për fat të keq ato i qojnë ujë në mulli vetëm atij që i organizon, ngase ka pretendime që t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme, e mbase edhe mandatin për të formuar qeveri komunale (më të gjitha kompetencat të cilat tashmë po keqpërdoren nga disa kryetar komunash).

Si në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, viktima është qytetari i Kosovës , i molisur nga skamja, papunësia në një Kosovë “demokratike” të izoluar hermetikisht, e cila i është nënshtruar korrupsionit, pasigurisë dhe dukurive të tjera negative në të cilat mbështet opinioni ndërkombëtar për ta vazhduar për ta mbajtur Kosovën të izoluar në shekullin XXI.

I gjithë ky aktivitet, çfarë mund të jetë tjetër veçse një fushatë parazgjedhore e pashpallur nga institucionet përkatëse. ,

Në trend

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Kalo në kategori