Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi para pak momentesh Planin Operacional të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës që do të mbahen me 15 mars 2020.
Disa nga afatet kryesore të këtyre zgjedhjeve janë vendosur nga KQZ-ja në mbledhjen e ditës së sotme, e shtunë.
Sipas KQZ-së koha se kur subjektet politike dhe kandidatët duhet të aplikojnë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje fillon nga sot (e shtunë, 8 shkurt) dhe përfundon më 17 shkurt.
Tërheqja e shortit, pra dita kur subjektet politike dhe kandidatët do të mësojnë renditjen e tyre në fletëvotim, është planifikuar të bëhet më 2 mars. Ndërkaq, një ditë më vonë, pra duke filluar nga 3 marsi është vendosur data e fillimit të fushatës zgjedhore, e cila përfundon më 13 mars.
-Në vazhdim janë disa nga afatet kryesore të këtij procesi zgjedhor:
-Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 8 shkurt dhe më 17 shkurt 2020;
-Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 2 mars 2020;
-Periudha e aplikimit për t’u regjistruar votues jashtë Kosovës fillon më 16 shkurt dhe përfundon më 23 shkurt 2020;
-Periudha e votimit përmes postës fillon më 3 mars dhe përfundon më 13 mars 2020;
-Periudha e apklikimit për t’u regjistruar votues me nevoja të veçanta fillon më 26 shkurt dhe përfundon më 1 mars 2020;
-Fushata Zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët fillon më 3 mars dhe përfundon më 13 mars 2020;
-Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve fillon më 14 shkurt dhe përfundon më 10 mars 2020;
-Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave fillon më 14 shkurt dhe përfundon më 12 mars 2020;
-Periudha për formimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve fillon më 8 shkurt dhe përfundon më 14 shkurt 2020;
-Periudha për formimin e Këshillave të Vendvotimit fillon më 25 shkurt dhe përfundon më 6 mars 2020.
Komuna e Podujevës ka shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi kryetari i deritashëm Agim Veliu ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Veliu është bërë pjesë e Qeverisë Kurti duke marrë postin e ministrit të Punevë të Brendshme dhe të Administratës Publike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën