LAJMI I FUNDIT:

Furra më e vjetër në Prishtinë, aty ku qytetarët dërgonin bukët për t’i pjekur (Video)

Furra më e vjetër në Prishtinë, aty ku qytetarët dërgonin bukët për t’i pjekur (Video)

Furra “Rekord” është ndër më të vjetrat në kryeqytet. Furra e cila gjendet në lagjen e Kacallarëve, dikur njihej si furra e Azem Agjës.

Këtë zanat, familja Çoçaj nga Prizreni e ka të trashëguar brez pas brezi tash e një shekull.


Ata përgjatë viteve, e kanë ndryshuar formën e bukës, por jo edhe shijen.

Pronari i furrës, Ramiz Çoçaj thotë për RTV Dukagjinin se zanatin e kanë përcjellë nga katër gjenerata.

“Ne jemi pronarë të kësaj furre nga viti 1923, por e dimë që furra ekziston ndoshta prej 200 viteve. E mbaj në mend furrën para viteve ’60 kur banorët binin bukë këtu për t’i pjekur. Pas viteve ’60 ne filluam të prodhojmë bukë për hotele”, thotë Ramiz Çocaj, përcjell Telegrafi.

Familja Çoçaj zanatin është munduar ta përcjellë edhe te më të rinjtë.

“Më pëlqen zanati sepse të parët e mi e kanë punuar, pse edhe unë mos ta ushtrojë këtë zanat për t’u dhënë njerëzve bukë”, shprehet i riu i Çoçajve, Drini.

Klientët janë të kënaqur me shërbimet e furrës, edhe ata mendojnë se kjo është ndër furrat më të vjetra në Kosovë.

“Furra e Kacallarëve ka qenë furra e parë në Prishtinë. Bukë më të mira se kjo furrë nuk ka pasë në Kosovë. Rendi ka qenë shumë i madh sidomos gjatë Ramazanit, por nuk kanë mundë as gjysma me marrë pitalka pasi kërkesa ka qenë shumë e madhe”, deklaroi një i moshuar, që ende mbetet me fanatizëm klient i kësaj furre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori