LAJMI I FUNDIT:

Furoshiki – Elegancë japoneze e mbështjelljes së dhuratave

Furoshiki – Elegancë japoneze e mbështjelljes së dhuratave

Dhuratat e të gjitha formave mund të mbështillen në mënyrën tradicionale furoshiki dhe, përveç kësaj, është një metodë ndërgjegjshme për mjedisin

Japonezët nuk përdorin letër me shkëlqim për këtë rast, por një pëlhurë që duket e ngrohtë, shtëpiake dhe rurale dhe si diçka që e keni mbështjellë me shumë dashuri.


Ato mund të zbukurohen në mënyra të ndryshme, dhe japonezët preferojnë ta bëjnë atë me degë të vogla, lule dhe fruta të thata, transmeton Telegrafi.

E vetmja gjë që ju nevojitet është një shall ose një copë pëlhure në formë katrore, dhe efekti do të jetë edhe më i mirë nëse zgjidhni atë me dy fytyra.

Përveç kësaj, kjo metodë është ekologjike për mjedisin, sepse personi të cilit po i dhuroni është i sigurt se do të përdorë atë shall, ndërsa letra dhe shiritat ngjitës ka të ngjarë të përfundojnë në koshin e plehrave.

/Telegrafi/