LAJMI I FUNDIT:

Funta britanike pëson rënie të ndjeshme

Funta britanike pëson rënie të ndjeshme

Monedha britanike, funta, ka pësuar rënie të ndjeshme gjatë dy javëve të fundit dhe aktualisht ka shkëmbimin më të ulët përballë dollarit amerikan, duke humbur 20 për qind të vlerës që nga votimi për të dalë nga Bashkimi Evropian.

Analistët thonë se tani që po bëhet e qartë se Britania mund të përballet me një Brexit të vështirë – që mund të shoqërohet me largimin nga tregu i njësuar i Bashkimit Evropian – ka shkaktuar shitje masive të aksioneve.


Nga ana tjetër, rënia e vlerës së monedhës britanike po ofron mundësi për turistët e huaj që vizitojnë Britaninë.

Pak ditë më parë, një produkt tradicional britanik Marmita, u bë viktima e parë e zhvlerësimit të monedhës angleze. /Telegrafi/