LAJMI I FUNDIT:

Funksionalizohet Tregu i Gjelbër në Podujevë

Funksionalizohet Tregu i Gjelbër në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, vizitoi sot Tregun e Gjelbër, në të cilin brenda pak ditësh do të vendosen tregtarët dhe fermerët, shitës të produkteve të tyre.

Gjatë vizitës në Tregun e Gjelbër, kryetari Veliu ka parë nga afër realizmin e këtij projekti dhe kushtet që ofron tregu i ri për tregtarët dhe prodhuesit bujqësorë.


Kryetari Veliu, i cili gjatë vizitës në treg shoqërohej nga Faik Muçiqi – drejtori Shërbimeve Publike dhe Avni Fetahu – drejtor i Bujqësisë, u shpreh i kënaqur me realizmin e këtij projekti me interes për tregtarët dhe qytetarët llapjanë.

“Me ndërtimin e Tregut të Gjelbër kemi krijuar kushte të mira për tregtarë dhe për fermerët të cilët do të kenë ku t’i shesin produktet e tyre. Njëkohësisht, tregu do të jetë një ndihmesë e madhe edhe për qytetarët, të cilët tash e tutje do të kenë mundësinë që në një vend të furnizohen me artikuj ushqimor”, tha kryetari Veliu.

Tregu i ri në Podujevë tashmë është i gatshëm dhe nga fillimi i muajit maj të gjithë tregtarët e produkteve bujqësore, por edhe tregtarët e tjerë ambulantë që tregtojnë nëpër hapësirat publike të qytetit, do të vendosen në tregun e ndërtuar sipas standardeve dhe i cili plotëson nevojat e tregtarëve.

Projektin e ndërtimit të tregut e ka përkrahur edhe Instituti “RIINVEST”, në përkrahje të fermerëve kultivues të mjedrës, të cilët gjatë sezonit të vjeljes do të kenë stendat e tyre për shitjen e mjedrës.

Në kuadër të Tregut të Gjelbër janë edhe objektet për shitjen e produkteve të qumështit – Tregu i Bulmetit, ndërsa afër këtij tregu është edhe tregu i veshmbathjeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori