LAJMI I FUNDIT:

Fungo: Shqipëria, partner shumë i besueshëm i KFOR (Foto)

Fungo: Shqipëria, partner shumë i besueshëm i KFOR (Foto)

​Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Giovanni Fungo, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prit nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Bardhyl Kollçaku.

Kryefjala e takimit ishte diskutimi i çështjeve kyçe të sigurisë, si dhe mbarëvajtja dhe vijimi i mbështetjes së vendit tonë për Operacionin e NATO-s në Kosovë (KFOR). Fungo shprehu vlerësimin për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura, duke i cilësuar, si një partner të besueshëm.


Zëvendësministri Koçi theksoi se KFOR konsiderohet si një histori suksesi e NATO-s.

“KFOR garanton siguri dhe stabilitet për gjithë qytetarët e Kosovës. Por nga ana tjetër ne jemi avokatë të vendosur të shndërrimit të FSK-së në Forcë të Armatosur. Kjo do i shërbejë paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon. Kjo çështje duhet të vazhdojë të diskutohet në rradhët e Aleancës”, vijoi më tej Koçi.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku vlerësoi rolin dhe lidershipin personal të komandantit për drejtimin e KFOR, menaxhimin me sukses të situatës në disa raste shume delikate dhe të vështira si dhe për bashkëpunimin e KFOR me Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke e ndihmuar këtë forcë drejt transformimit të saj në një Forcë të Armatosur.

Nga ana e tij, komandanti i KFOR gjeneral major Giovanni Fungo vlerësoi Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për kontributin e tyre në KFOR, sidomos me personel të mirëpërgatitur apo për mbështetjen e KFOR sidomos në sigurimin e rrugëkalimit nga pika hyrëse në portin e Durrësit deri në kufi.

Me përfundimin e takimit, gjeneral Fungo nënshkroi librin e përshtypjeve. Të dy gjeneralët shkëmbyen dhurata dhe më pas vizituan Muzeun e Forcave të Armatosura.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori