LAJMI I FUNDIT:

Fundjavë e ftohtë në Shqipëri, në zonat malore temperaturat pritet të shkojnë në minus 1 gradë

Fundjavë e ftohtë në Shqipëri, në zonat malore temperaturat pritet të shkojnë në minus 1 gradë

Fundjava do të shoqërohet me ulje temperaturash në Shqipëri, ku në zonat malore termometri pritet të shkojë deri në minus 1 gradë Celsius.

Po ashtu sipas sinoptikantës të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, tha se pritet të ketë dhe reshje bore.


“Paqëndrueshmëria atmosferike që tashmë është prezente mbi vendin tonë do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë duke sjellë mot me vranësira dhe me reshje shiu që do jenë me intensitet të ulët e hera herës në veri-perëndim me intensitet deri mesatar. Në zonat malore në verilindje në lartësitë mbi 800 metra dhe në juglindje në lartësinë mbi 1 mijë metra reshjet pritet  të jenë në formën e dëborës por me intensitet të ulët”, u shpreh Sherollari.

Ajo tha se duke filluar nga orët e para të mëngjesit të sotëm moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta por me erë të fortë në zonat bregdetare.

“Vlen për t’u theksuar pikërisht dhe elementi erë që do fillojë të intensifikohet që në orët e pasdites së sotme. Do jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10 metër për sekondë por herë herë, përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 20 ose 25 metër për sekondë duke bërë që valëzimi si në Adriatik ashtu dhe në detin jon të jetë i lartë 4 deri në 6 ballë”, tha sinoptikania.

Për shkak të erës së fortë, që pritet të përshijë bregdetin, në Durrës, u pezullua lundrimi i trageteve që nisen nga Durrësi në drejtim të Barit dhe anasjelltas. Kjo pasi dallgët pritet të shkojë deri në 3.5 metra. Po ashtu u ndalua edhe dalja në det e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese.

Edhe fillimi javës pritet të jetë nën ndikimin e këtyre masave të qëndrueshme dhe të ftohta. Ndërkohë duke filluar nga dita e hënë intensiteti i erës do të bjerë. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori