Fundi i sezonit për Modricin - a do të shkojë në Kupën e Botës me maskë?

Milani ka marrë lajme të këqija lidhur me Luka Modricin. Kapiteni kroat ka pësuar frakturë të dyfishtë të mollëzës, dëmtim që, sipas raportimeve, i jep fund sezonit të tij me kuqezinjtë.
Fillimisht kishte paqartësi edhe për pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës, por sipas Sportske Novosti udhëtimi i Modrićit drejt Amerikës nuk duhet të vihet në dyshim.
Në rast se rikuperimi shkon sipas planit, ai pritet të luajë me maskë mbrojtëse.

Si u dëmtua Modric?
Modric u lëndua në derbin e javës së 34-të të Serie A mes Milanit dhe Juventusit, që përfundoi 0-0. Rreth dhjetë minuta para fundit, ai u përplas kokë më kokë në një duel ajror me Manuel Locatellin.
Locatelli e kaloi pa pasoja, ndërsa Modrić mori një goditje të rëndë dhe u detyrua të zëvendësohej. Pas ndeshjes, ai u pa në fushë me kompresë akulli, ndërsa lojtarë të Juventusit iu afruan për t’i shprehur mbështetje.
Kenan Yildiz i foli, ndërsa Locatelli e përqafoi dhe i kërkoi falje, duke i uruar shërim të shpejtë. Në atë moment, Modrić kishte mavijosje të dukshme dhe ënjtje nën syrin e majtë.
Luka Modrić não parecia bem depois do jogo, após ter tido um choque de cabeça...
Locatelli foi até ele e pediu desculpas 👏♥️ pic.twitter.com/pXS9pwlyiZ
— Portal Milan BR 🇧🇷🇮🇹 | Fan (@PortalMilanBR) April 26, 2026
Kupa e Botës nuk pritet të rrezikohet
Dëmtimi i Modricit është goditje edhe për Kroacinë, por me rreth 50 ditë të mbetura deri te ndeshja e parë e Kupës së Botës, pritjet janë që ai të rikuperohet në kohë. Megjithatë, mbetet e hapur dilema se në çfarë gjendjeje fizike do të jetë pas pauzës.
Aktualisht ende nuk është bërë e ditur nëse Modric do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale apo do të ndjekë trajtim konservativ.

Kroacia, ndërkohë, ka edhe një shqetësim tjetër në prag të Botërorit, pasi jashtë fushave është edhe Josko Gvardiol, ndërsa Mateo Kovacic është rikthyer së fundmi në lojë. /Telegrafi/




















































