LAJMI I FUNDIT:

Fundi i cigareve? Zelanda e Re synon të krijojë një brez pa duhan

Fundi i cigareve? Zelanda e Re synon të krijojë një brez pa duhan

Zelanda e Re ka njoftuar një sërë propozimesh që synojnë të ndalojnë me ligj pirjen e duhanit për gjeneratat e ardhshme dhe ta çojnë vendin më afër qëllimit të tij për të qenë “pa duhan” deri në vitin 2025.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, planet përfshijnë rritjen graduale të moshës ligjore të pirjes së duhanit, e cila mund të shtrihet në një ndalim të shitjes së cigareve dhe produkteve të duhanit tek kushdo që ka lindur pas vitit 2004, duke e bërë pirjen e duhanit në mënyrë efektive të paligjshme për atë brez.


Gjithashtu në shqyrtim ishte një ulje e ndjeshme e nivelit të nikotinës së lejuar në produktet e duhanit, ndalimi i filtrave, caktimi i një çmimi minimal për duhanin dhe kufizimi i vendeve ku duhani dhe cigarja mund të shiten.

“Ne kemi nevojë për një qasje të re”, ka thënë të enjten ministri i Shëndetësisë, Dr Ayesha Verrall, duke njoftuar ndryshimet.

“Rreth 4,500 banorë të Zelandës së Re vdesin çdo vit nga duhani, dhe ne duhet të bëjmë përparim të përshpejtuar që të jemi në gjendje ta arrijmë atë qëllim [Paduhan 2025]”.

Propozimet u mirëpritën nga një numër i organizatave të shëndetit publik.

“Ky propozim tejkalon ndihmën e njerëzve për të lënë duhanin”, tha shefi ekzekutiv i Shoqatës së Kancerit, Lucy Elwood në një deklaratë.

Ajo vuri në dukje se numri i shitësve me pakicë të duhanit ishte katër herë më i lartë në komunitetet me të ardhura të ulëta, ku nivelet e pirjes së duhanit ishin më të larta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori