LAJMI I FUNDIT:

“Fuhrer Netanyahu”; Erdogan thotë se vendet perëndimore po dështojnë në Gaza

“Fuhrer Netanyahu”; Erdogan thotë se vendet perëndimore po dështojnë në Gaza

Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se ata që mbyllin sytë para masakrave dhe mizorive të kryera nga Izraeli do të pësojnë keqardhje të madhe.

Në një ceremoni të organizuar në provincën Yalova, presidenti turk tha se ata që kanë shkaktuar masakrën e rreth 25 mijë njerëzve të pafajshëm në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, do të përballen me “pasoja përvëluese” të veprimeve të tyre.


“Ta themi troç, vendet perëndimore dhe institucionet ndërkombëtare të sigurisë, të cilat patën testin e tyre të fundit të lig për çështjen e Gazës, nuk kanë më asnjë besueshmëri”, pohoi ai.

Erdogan tha se ata që gjykojnë të drejtat dhe liritë e njeriut kanë mbyllur sytë ndaj fëmijëve, foshnjave dhe grave të vrarë brutalisht gjatë 105 ditëve të fundit, respektivisht që nga fillimi i sulmeve të Izraelit më 7 tetor.

“Ata janë të kënaqur thjesht duke parë barbaritë që përshkallëzohen në gjenocid, të kryera kundër palestinezëve nga Fuhrer Netanyahu i sotëm dhe ekipi i tij gjakatar”, deklaroi udhëheqësi turk.

Më tej, presidenti turk shtoi se ashtu si në Irak, Bosnjë, Siri, Jemen, Mianmar, Somali dhe Afganistan, institucionet përgjegjëse për garantimin e sigurisë globale kanë dështuar dhe kanë pësuar humbje serioze të reputacionit.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), rreth 85 për qind e banorëve të Gazës janë zhvendosur nga sulmi izraelit, ndërsa të gjithë ata ndodhen në një pasiguri ushqimore. Qindra mijëra njerëz po jetojnë pa strehë dhe kamionët e ndihmave që hyjnë në territor janë më pak se gjysma e numrit para fillimit të konfliktit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori