LAJMI I FUNDIT:

I ftohti është ‘vdekje’ për kyçet, ja si trajtohen dhimbjet! Këto ilaçe – “kurrë mos i merrni krye në vete”

I ftohti është ‘vdekje’ për kyçet, ja si trajtohen dhimbjet! Këto ilaçe – “kurrë mos i merrni krye në vete”

Në ditët me mot të ftohtë shfaqen shumë probleme. Pos atyre se si të mos ftoheni apo që të kurseni më shumë, ka probleme edhe më të dhembshme

Moti i ftohtë të gjithë atyre të cilët tashmë kanë probleme me kyçet, u shkakton edhe më shumë dhembje dhe lëvizje të rënduar.

Parimisht, moti i ftohtë nuk mund vetvetiu të shkaktojë dhembje, por ai është shkaktari që shtohen simptomat të cilat tashmë ekzistojnë te pacientët.

Natyrisht, pas çdo dhembjeje, duhet të kërkoni ndihmën e mjekut i cili saktësisht do të konstatojë se për çfarë bëhet fjalë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, pos kësaj, ka edhe disa zgjidhje natyrale në luftën me dhembjen e kyçeve dhe të muskujve, të tilla si:

▪ kurkuma
▪ shega
▪ magnezi
▪ temjani
▪ borziloku
▪ limoni dhe vaj ulliri
▪ xhenxhefili
▪ vaji esencial e dëllinjës
▪ vaji esencial i karafilit
▪ vaji esencial i eukaliptit

Përveç administrimit oral të disa prej këtyre substancave, shumica e tyre përdoren për të bërë kremra që mund të veprojnë në zonën e dhimbshme lokale. Gjithashtu, të gjitha këto substanca kanë dy efekte të rëndësishme – anti-inflamatore (kundër inflamacionit) dhe analgjetik (kundër dhimbjes).

Mjekët tregojnë medikamentet që mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe i ndajnë në tre grupe bazë: analgjetikët më të dobët që mund të merren pa recetën e mjekut (paracetamol dhe ibuprofen), ndërsa, përdorimi jo i duhur mund të dëmtojë stomakun, mëlçinë, por edhe zemrën. Grupi i dytë përfshin analgjetikët e fortë si nimulide dhe ketoprofen. Ky grup barnash ka një përdorim të kufizuar prej tre deri në pesë ditë dhe se nuk duhet të merret në mënyrë të pavarur. Abuzimi i tepruar mund të shkaktojë varësi. Në grupin e tretë bëjnë pjesë analgjetikët opioid që janë të disponueshëm vetëm me recetë, dhe që shkaktojnë varësi për shkak të përdorimit të tepërt.

Përveç zgjidhjeve natyrale, ka edhe suplemente që mund të ndihmojnë në reduktimin e dhimbjeve të kyçeve dhe muskujve, si p.sh.

▪ vitamina D3
▪ kalciumi
▪ magnezi
▪ glukozamina
▪ kolagjeni

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori