LAJMI I FUNDIT:

FSSHCRK kërkon zbatimin e Ligjit të pagave për shërbyesit civilë

FSSHCRK kërkon zbatimin e Ligjit të pagave për shërbyesit civilë

Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë në Republikën e Kosovës (FSSHCRK) ka bërë të ditur se po i rishikon disa nga dokumentet, rregullat dhe vendimet që prekin drejtpërdrejt interesin e shërbyesve civilë në institucionet e Republikës së Kosovës.

FSSHCRK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës, që të fillojë të zbatojë Ligjin për Pagat e Nëpunësve Civilë, në mënyrë që të rregullohen pagat e shërbyesve civilë, duke paraparë edhe rritje sipas normave ligjore për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore.


FSSHCRK-ja po ashtu kërkon anulimin e Udhëzimit Administrativ nr. 02/2000 lidhur me pagat në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, si të tejkaluar dhe që duhet të tërhiqet nga sistemi i pagave, pasi që ende është duke u zbatuar nga Ministria e Administratës Publike.

“Ky Udhëzim Administrativ po zbatohet dhe po krijon pakënaqësi dhe diferenca të mëdha në paga. Po ashtu përmes zbatimit të këtij udhëzimi po krijohen ndarje tjera në institucionet e veçanta dhe tek disa punonjës, të cilët përfitojnë përmes vendimeve administrative përfitime në ngritje të pagave dhe shtesave tjera të cilat, ku po krijohen pakënaqësi te nëpunësit tjerë. Ketë dallime janë prezent tek institucionet qendrore si tek: Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit (veç ka filluar pjesërisht), Ministria e Forcës së Sigurisë e disa departamente dhe agjenci të cilat pagat i rregullojnë sipas rregulloreve të brendshme dhe vendimeve administrative dhe jo të bazuara në Ligjin për paga të shërbimit civil”,  thuhet në reagim.

FSSHCRK-ja kërkon zbatimin e Ligjit të Pagave nr. 03/L-147 për Nëpunësit Civilë, pasi që ky ligj nga muajit korrik 2010, si dhe Ligji dhe Projektligji i mbetur nga viti 2016 për paga, që së bashku me Katalogun e Vendeve të Punës, të cilët kanë qenë të aprovuar më herët nga Qeveria e Kosovës, ende s’kanë gjetur zbatim. Kur dihet se me qindra milionë euro në të ardhurat personale, si dhe dhjetëra milionë euro në shtesa për pagat dhe kompensime tjera, që shpeshherë e tejkalojnë edhe pagën bazë.

“Këto paga dhe shtesa jepen sipas vendimeve administrative, që thirren në emër të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2000, të cilit i ka kaluar afati në kohën sa ishte duke u qeverisur nga UNMIKU. Kohë më parë kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës, në shkresën nr.54/02, të datës 16.11.2017, që ia kemi dërguar organeve më të larta vendimmarrëse lidhur me rritjen e pagave në shërbimin civil duke e krahasuar me shportën e konsumit individual ose familjar dhe premtimeve të dala nga Fushata elektorale e partive politike (që tashmë janë në qeverisje), ku kanë premtuar 30% rritje pagash për të gjithë sektorët, në formë lineare në shkallën që është e arsyeshme”, thuhet në reagim.

“Këto ditë, Qeveria e Kosovës, në bazë të Vendimit të Kryeministrit nr. 04/20, datë 20.12.2017, ngriti pagat për stafin politik dhe disa drejtori në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Kemi pritur ngritje të pagave në shërbimin civil në përgjithësi në bazë të shportës së konsumit individual apo familjare, apo në shkallën e deklaruar dhe të premtuar nga fushata elektorale e qershorit të vitit 2017, në shkallën 30%. Kjo nuk u realizua dhe për këtë shkak janë krijuar shumë pakënaqësi dhe diferencë tek shërbyesit civilë në paga, ku ka pasur hapësirë për nivelim, ku do të ishte respektuar parimi për punë të njëjtë – pagë të njëjtë”, thuhet në reagim.

FSSHCRK-ja kërkon nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të zbatojë Ligjin e pagave të nëpunësve civilë, për të krijuar rregull në paga si dhe të evitojë diferencat e krijuara në uljen e pakënaqësive në sektorin e shërbimit civil. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori