LAJMI I FUNDIT:

FSK realizon ushtrimin fushor në Mitrovicë, përdoret municioni i vërtetë

FSK realizon ushtrimin fushor në Mitrovicë, përdoret municioni i vërtetë

Në kuadër të validimit të njësive të këmbësorisë, FSK ka realizuar ushtrime me municion real në Cerrnushë të Mitrovicës.

“Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore, ka realizuar ushtrimin fushor në poligonin taktik në Cerrnushë të Mitrovicës, me municion real dhe me këtë rast ka bërë validimin e dy skuadrave të Kompanisë B”, ka njoftuar Mehaj në Facebook.


Gjatë realizimit të këtij ushtrimi dyjavor, ushtarakët e FSK-së janë aftësuar në qitje me zjarr preciz, kontroll dhe komandë të zjarrit në nivel individual, stërvitje të ekipit për manovrim me zjarr real, si dhe stërvitje të skuadrave me zjarr shkollor dhe atë real.

“Ushtrimi u realizua në kuadër të planit të trajnimeve për vitin 2023 me qëllim të ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve operacionale, si dhe validimin e njësive të këmbësorisë”, ka njoftuar tutje Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes ka uruar ushtarët për këtë arritje derisa ka thënë se do të vazhdohet me suksese të reja./Telegrafi/