LAJMI I FUNDIT:

FSK në aksion për të kapur Ariun e Murrmë në Prizren – mbyti 38 dele dhe dëmtoi koshere me bletë

FSK në aksion për të kapur Ariun e Murrmë në Prizren – mbyti 38 dele dhe dëmtoi koshere me bletë

Qytetarët e Prizrenit janë në hall nga një ari, pasi muajin e kaluar ka mbytur 38 dele në dy lokacione të ndryshme dhe ka dëmtuar pesë koshere me bletë.

Për gjetjen e tij ka reaguar Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), pjesëtarët e së cilës kanë ofruar ndihmë për menaxhimin e situatës së sigurisë për banorët e fshatit Pouske.


Po ashtu Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit ka emëruar një Komision për vlerësimin e masave që duhet të ndërmerren për mbrojtjen e banorëve dhe pasurisë së tyre.

“FSK ofron ndihmë për menaxhimin e situatës së sigurisë për banorët e fshatit Pouske të krijuar pas sulmeve nga Ariu i Murrmë.

Duke ju përgjigjur shqetësimeve të fundit të banorëve të fshatit Pouske të Komunës së Prizrenit në lidhje me dëmet e shkaktuar nga Ariu i Murrmë (kafshë e egër e mbrojtur me ligj), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë përkatësisht Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka emëruar një Komision për vlerësimin e masave që duhet të ndërmerren për mbrojtjen e banorëve dhe pasurisë së tyre të shkaktuara nga Ariu i Murrmë.

Në kuadër të këtyre vlerësimeve dhe masave MMPH/AMMK ka kontaktuar me shumicën e institucioneve relevante që mundë të ofrojnë ndihmë dhe përkrahje në gjetjen e një zgjedhje të përshtatshme për këtë rast, përcjell Telegrafi.

Meqenëse ky rast ndërlidhet me sigurinë e qytetarëve të cilët kanë ankesa të vazhdueshme se u rrezikohet jeta dhe kanë pësuar dëme të pasurisë së tyre, MMPH/AMMK ka kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim edhe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

FSK i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese dhe sot një ekip nga njësia ndërlidhëse e FSK për reagim në rastet e krizave së bashku me disa anëtarë të komisionit të formuar nga MMPK/AMMK, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ata kanë vizituar lokacioni dhe janë takuar me banorët e fshatit dhe me ata që kanë pasur dëme nga ariu.

Gjatë analizës së situatës dhe shqyrtimit të nevojave është dale edhe propozimi i banoreve që zgjidhja me e mirë për te tejkaluar situatën do të ishte ndërrimi i lokacionit për ariun e murrmë”, thuhet në njoftimin e AMMK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori