LAJMI I FUNDIT:

FSK merr donacion 135 tituj librash nga Ministria e Kulturës

FSK merr donacion 135 tituj librash nga Ministria e Kulturës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot Forcat e Sigurisë së Kosovës, ku është pritur në takim nga gjenerali Enver Cikaqi, të cilit i ka dhuruar disa libra të botuara dhe të blera nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për bibliotekën e FSK-së.

Sipas njoftimit për media, ministri Gashi tha se kanë një iniciativë për t’i furnizuar bibliotekat e komunave me libra, dhe në kuadër të kësaj, kanë menduar që të furnizojmë edhe bibliotekën e ushtrisë sonë, po ashtu edhe pjesën lindore të Kosovës, Preshevën, Medvegjën, Bujanocin si dhe Ulqinin e Tuzin.


“Furnizimi me libra nëpër biblioteka të komunave të Kosovës si dhe jashtë territorit të Kosovës është një program i rëndësishëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporti dhe në kuadër të këtij programi ne po dhurojmë në çdo bibliotekë nga 135 tituj, të cilët janë më të kërkuar nga publiku kohën e fundit”, tha ai.

Ndërkaq, gjenerali Enver Cikaqi falënderoi ministrin Gashi për vizitën dhe dhurimin e librave për bibliotekën e FSK-së dhe gjithashtu e njoftoi ministrin rreth bibliotekës dhe interesimin e pjesëtarëve të FSK-së për leximin e librave.

“Këta tituj do t’i ndihmojnë shumë pjesëtarët tanë për formësimin dhe avancimin profesional dhe njëkohësisht do ta kemi një bibliotekë më të begatshme. Ardhja juaj këtu për t’i sjell librat është një mesazh që FSK-ja është mbarë dhe ndihemi të përkrahur edhe nga të tjerët”, u shpreh gjenerali Enver Cikaqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori