LAJMI I FUNDIT:

FSK-ja teston aftësitë ndërvepruese me agjencitë civile në ushtrimin fushor “Skifteri 03”

FSK-ja teston aftësitë ndërvepruese me agjencitë civile në ushtrimin fushor “Skifteri 03”

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë se, bazuar në planin vjetor të ushtrimeve dhe stërvitjeve, Batalioni i Tretë i Reagimit të Shpejtë i Forcës së Sigurisë të Kosovës, me vendqëndrim në Mitrovicë, nga data 25 deri më 28 mars 2019, do të zhvillojë aktivitete stërvitore në kuadër të ushtrimit “Skifteri 03” në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Podujevës, përkatësisht agjencitë civile të komunës për të testuar aftësitë dhe ndërveprimin e institucioneve në raste emergjente.

Sipas një njoftimi, në këtë ushtrim, trupat e FSK-së, përkatësisht Batalioni i Tretë i Reagimit të Shpejtë, do të dislokohen nga kazerma në Mitrovicë në rajonin e Komunës së Podujevës, andaj konvojë të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të shihen duke qarkulluar në rrugën magjistrale dhe lokale, dhe e tërë kjo do të bëhet me qëllim të stërvitjes dhe testimit të kapaciteteve dhe aftësive reaguese në ushtrim fushor të parapara sipas skenarit dhe planifikimit.


“Forca e Sigurisë së Kosovës gjithashtu i njofton qytetarët e rajonit të Mitrovicës dhe të rajonit të Prishtinës, se në asnjë formë nuk do të cenohen liria e lëvizjes dhe pronat e qytetarëve. Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Kuvendi Komunal i Podujevës kanë marrë të gjitha masat e nevojshme që ushtrimi të zhvillohet me sukses dhe të mos ketë asnjë shqetësim te qytetarët e këtyre dy rajoneve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori